Ahmetaj tha se “paketa ishte fokusuar në tre grupe, kryesisht tek qytetarët në nevojë. Grupi i parë është biznesi i vogël, me xhiro nga zero deri në 14 milionë . Që do të marrë një pagë minimale nga buxheti i shtetit, ku parashikohen 60.442 persona me pagën minimale 260 mijë lekë të vjetra dhe do të marrin një pagë gjatë gjithë kohës së luftës”.
“Nëse një burrë dhe një grua janë në një dyqan. Burri deklaron pagën e vet që është gjithmonë pranë pagës minimale, gruaja është e regjistruar si e punësuar në dyqan, por realisht gruaja nuk merr pagë. Në fakt ne vendosëm që gruaja të marrë pagë gjatë gjithë kohës së luftës. Ne kishim një ide, të ndërhynim vetëm tek ata që janë të regjistruar apo të shkonim një hap përtej në formë solidariteti në këtë luftë dhe Kryeministri vendosi të përfshinte edhe 30 mijë persona të punësuarit pa pagesë, duke i garantuar atyre gjatë periudhës së luftës, jo një muaj pagën minimale për të dy, qoftë për burrin dhe për gruan. Ky ëhstë grupi i biznesit të vogël”, – tha Ahmetaj.
Sipas tij grupi i dytë janë familjet e ndihmës ekonomike, ata do të marrin dyfishin e asaj që marrin sot, nëse marrin në mesatare një 53 mijë lekë të vjetra 80 mijë lekë të vjetra tani do do të marrin dyfishin dhe kjo shkon 335 milionë lekë.
“Kategoria e tretë janë ata që marrin pagesë papunësie që është 145 mijë lekë të vjetra dhe këtyre u dyfishohet”, tha Ahmetaj.
Ahmetaj u shpreh se “jemi duke ndërhyrë tek shtresat në nevojë. Ka dhe një paketë ushqimore që ndihmon qytetarët në nevojë”.