Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot të gjithë të punësuarit dhe të vetëpunësuarit, ata që e kanë të deklaruar pagën dhe ata që pagën e kanë të deklaruar zero në regjistrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve do të përfitojnë pagën minimale preh 26 mijë lekë.
Denaj tha se edhe pensionet do të indeksohen në masën 2.4%.
“Është gjykuar që shtresa që gjendet në vështirësi më të mëdha është ajo e bizneseve që gjendet në fashën e xhiros vjetore 0-14 milionë lekë dhe për këtë të gjithë të punësuarit dhe të vetëpunësuarit, ata që e kanë të deklaruar pagën dhe ata që pagën e kanë të deklaruar zero në regjistrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve do të përfitojnë pagën minimale preh 26,000 lekë. Ne e kemi draftuar dhe besoj se ditën e nesërme do të mund të kemi të gjitha detajet në lidhje me aktin normativ. Një element shumë i rëndësishëm ka të bëjë me faktin se kjo pagesë do të shkojë direkt në llogarinë e qytetarëve që i përkasin kësaj kategorie”, tha Denaj.
Duke folur për mënyrën se si do të kryhet pagesa, Denaj tha se qyterat do të aplikojnë vetë në raport të drejtëpërdrejtë me DPT-në, por edhe kjo e fundit është duke bërë një filtrim të informacionit, në mënyrë që të kemi një pasqyrë sa më të saktë, ne kemi llogaritë.
“Kjo është pjesa e parë e paketës prej 5.8 miliardë lekësh, brenda një buxheti prej 6.5 miliardë lekësh të kësaj ndihme të parë ekonomike. Brenda kësaj pakete janë edhe dy grupe të tjera, ku njëra i takon ndihmës ekonomike, me dyfishim të vlerës dhe tjetra i takon fondit të papunësisë edhe kjo me dyfishim të vlerës”, u shpreh ministrja.
Në total, tha ajo, janë 60 421 persona dhe ndahen në katër kategori: persona fizikë të vetëpunuësuar, punonjësit e papaguar të familjet të personit fizik tregtar dhe të punësuarit në personat juridikë të fashës 0-14 milionë lekë xhiro vjetore.
Minsitrja po ashtu informoi se indeksimi i pensioneve parashikuar për këtë vit do të jetë 2.4%.
“Indeskimi i pensioneve ka qenë i parashikuar në buxhetin e miratuar në fund të vitit të kaluar dhe është në vlerësn 2.5 miliardë lekë dhe indeksimi shkon në varësi të informacionit që marrim nga INSTAT dhe do po shikojmë mundësinë të jetë në masën e rreth 2.4% dhe do të jetë efektiv për pensionin e muajit Prill”, tha Denaj.