Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Kristalina Georgieva deklaroi se koronavirusi i ri e ka shtyrë ekonominë globale në recesion dhe se shtetet duhet të përgjigjen me rritje të madhe të konsumit për ta shmangur serinë e falimentimeve potenciale.
Ajo përmes një videokonference të mbajtur mbrëmë në Uashington theksoi se vendeve në zhvillim u nevojiten së paku 2,5 miliardë dollarë ndihmë financiare për ta tejkaluar krizën.
“Tani është e qartë se kemi hyrë në recesion, nëse jo edhe më keq se ajo në vitin 2009”, theksoi Georgieva, duke shtuar se kriza do të thellohet edhe më tutje.
Ajo vlerësoi se për dallim nga rimëkëmbja e ngadaltë e krizës financiare globale 2008/2009 tani mundet përmirësimi i ekonomisë të ndodh në vitin 2021, por nën një kusht nëse ndalet Kovid-19 dhe nëse ndalen problemet me likuiditetin.
Drejtoresha e FMN-së thekson se do të vijojë përkeqësimi i situatës në shumë tregje në rritje, të cilat ende nuk janë direkt të goditura nga koronavirusi, por kanë qarkullim të kapitalit, konsum të zvogëluar të eksportit të tyre dhe rënie drastike e çmimit të lëndëve të para që i eksportojnë.
Deri tani 81 shtete kërkuan financime urgjente nga FMN-ja, prej të cilave 50 vende me të ardhura të ulëta dhe 31 me të mesme, mes të cilave Pakistani, Gana, Irani dhe Kirgistani, të cilave u është caktuar ndihma e parë.