Edhe njëherë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bën thirrje qeverisë që të kryejë sa më shumë testime për të identifikuar të prekurit nga COVID-19.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai shkruan se numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën.
Sa më pak persona të identifikuar aq më shumë rritet zinxhiri i infeksionit.
Postimi i plotë:
Për të evidentuar të prekurit nga COVID-19, dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit, qeveria duhet të rrisë numrin e testimeve.
Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë!
Sa më pak testime,
aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit,
dhe rritet numri i të infektuarve dhe i viktimave.
Sa më pak testime
aq më gjatë vazhdon karantina
dhe thellohet kriza ekonomike.
Duhet vepruar TANI, çdo ditë e humbur kushton jetë!