Të gjithë qiramarrësit që kanë qiranë të vetmen të ardhur duhet të aplikojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe qeveria do t’i mbështesë ata.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se asnjë qiramarrës nuk do të dalë nga shtëpia dhe se ata të cilët e kanë të vetmen të ardhur duhet të aplikojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe ne po bëjmë gati mbështetjen për këtë kategori.
“Qiramarrësit nuk do të paguajnë deri në fund të muajit maj. Pagesën e prapambetur do ta riskedulojnë pas majit dhe do të paguajnë pak nga pak. Kemi çelur një mundësi për të aplikuar te faqja e Drejtorisë së Përgjithshme e Tatimeve për individët që pretendojnë që qiranë kanë të vetmen të ardhur. E kemi marrë në konsideratë ankesën që thonë se s’kemi të ardhur tjetër. Janë 100 persona që kanë shprehur ankesë. Po bëhet gati mbështetja nga shteti”, u shpreh Kryeministri.
Rama tha se për muajin mars qiramarrësit dhe qiradhënësit duhet të gjejnë një zgjidhje me mirëkuptim, pasi nuk mund të dalin jashtë nga shtëpia, njerëz që e kanë të pamundur të paguanin siç paguanin me përpara.
Kryeministri po ashtu kërkoi që qytetarët apo bizneset që hasin në problematika me bankat për këstet e kredive të bëjnë ankesën e tyre pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
“Qytetarët që ndeshin probleme me bankën të aplikojnë te faqja e Tatimeve. Bëni ankesën tuaj dhe ne do të verifikojmë rast për rast. Në tërësi bankat po e respektojnë urdhërin por do të merremi konkretisht rast për rast”, deklaroi Kryeministri.