Ne zbatim të vendimit të Qeverisë dhe Bankës Qëndrore për shtyrjen e pagesës së kësteve të kredisë për biznese dhe individë, Drejtoria e Tatimeve ka nxjerrë një njoftim.
Në të thuhet se të gjithë personat që kanë një ankesë për mos-zbatimin e këtij urdhëri mund ta bëjnë në adresën e dedikuar [email protected]. Afati për këto ankesa është deri në datën 31 prill.
Por, çdo përfitues i kësaj shtyrje duhet të vërtetojë nëpërmjet një dokumenti që është i dëmtuar nga kriza e COVID-19 dhe në pamundësi për të paguar.
Për këtë arsye në faqen e Tatimeve gjendet një formular që duhet plotësuar dhe duhet t’i bashkëngjitet email-it të ankesës.