“Punonjësit që kanë punuar në të zezë nuk do të përfitojnë nga paketa e luftës”, tha sot Koordinatori për situatën e Emergjencës Arben Ahmetaj.
Ahmetaj u shpreh në një intervistë televizive se punonjësit sezonalë, që kanë punuar jashtë vendit, por tashmë kufijtë janë mbyllur, mund të shihen tek pagesa e papunësisë, por duhet më parë të regjistrohen si të papunë.
Ai sqaroi se pagesat e sigurimeve nuk shtyhen, pasi nëse do t’i shtynim që shkojnë 7.9 miliardë lekë në muaj i binte që ne të mos arrinim të paguanim dot pensionet.
Ndërkohë Ahmetaj shpjegoi edhe raportin me bankat, për të cilin ankohen shumë qytetarë, lidhur me mos zbatimin e vendimit për shtyrjen e kësteve të kredisë.
“Qytetari të ankohet në faqen e Bankës së Shqipërisë, ajo ja kalon njësisë monitoruese dhe njësia merret me bankat”, – tha Ahmetaj.
Ahmetaj u shpreh gjithashtu se “të gjitha bizneset e lejuara për punë, mund të punojnë edhe pas orës 13:00. Policia është shumë e qartë që nuk do të pengojë asnjë biznes të punojë pas orës 13:00, përveç bizneseve specifike që nuk janë të lejuara”.