Nga dita e nesërme, kur edhe do të lirohet fasha orare, do të kryhen më shumë kontrolle te këmbësorët, automjetet dhe parqet nëpër lagje.
Pas rastit në Vlorë, ku shefi i Qarkullimit Rrugor shkeli masat duke luajtur futboll, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu i ka bërë një mesazh drejtuesve të policisë në qarqe dhe shefave të komisariateve, që të monitorojnë zbatimin e rregullave jo vetëm të qytetarëve, por edhe të vartësve.
Sipas mediave, Veliu ka kërkuar që gjatë të dielës punonjësit e policisë të ndahen në patrulla këmbësore së bashku me punonjësit e forcave të ndërhyrjes së shpejtë, të mos lejojnë grumbullime apo thyerje karantine nga qytetarët.
Gjithashtu ai kërkon që nga e hëna të ketë një impenjim më të madh të cdo punonjësi policie, që të ushtrojë kontroll nëse qytetarët janë të pajisur ose jo me autorizimin përkatës të lëvizjes, por edhe drejtuesit e automjeteve nëse kanë marrë lejen përkatëse.
Një vëmendje të veçantë Veliu ka kërkuar që policia të këtë në ambiente publike, parqe, lulishte apo bulevarde, ku edhe në fashat e lejuara të daljes të mos ketë grumbullime.
Nga e hëna fasha orare për të bërë pazar është deri në 17:30, ndërsa qytetarët do të keni 90 minuta kohë./h.e