BE po vë në dispozicion pothuajse të gjitha paratë e mbetura nga buxheti i këtij viti për të luftuar pandeminë COVID-19. Këshilli Europian ka miratuar sot dy propozime që ndryshojnë buxhetin e BE për vitin 2020 në mënyrë që të çlirojnë fonde për t’iu përgjigjur krizës së COVID-19.
“Paratë gjithashtu do të vihen në dispozicion për të ndihmuar Greqinë të merret me presionet e shtuara migratore dhe të mbështesë rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit. Mbështetja financiare është rritur me 3.57 miliardë euro, duke arritur në 172.2 miliardë euro. Pagesat janë rritur me 1.6 miliardë euro, duke arritur në një total prej 155.2 miliardë euro”, thuhet në njoftimin e KE.
“Një lajm i mirë që pavarësisht hallit të madh të përballimit të pasojave të kësaj lufte botërore, BE i qëndroi angazhimit të 17 shkurtit në Bruksel dhe 100 milionë euro e premtuar nga Komisioni Europian për rindërtimin, u alokuan në buxhetin e rishikuar të BE 2020”, reagoi kryeministri Rama.
27 % te borxhit familjet shqiptareve sigurojme nga tregu zi—Në vrojtimin periodik për gjendjen financiare të familjeve, Banka e Shqipërisë raportoi se në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2019, rreth 24% e familjeve shqiptare kanë të paktën një borxh për të paguar.
Kjo peshë ka mbetur e pandryshuar krahasuar me vrojtimin e kaluar dhe ka shënuar një rënie të lehtë ndaj një viti më parë, por mbetet 4 pikë përqindje nën mesataren historike të vrojtimit (që prej vitit 2010).
Mirëpo nga borxhi total i familjeve, 27% e tij është siguruar në tregun e zi dhe është në formën e mallrave të papaguar në dyqane.
Banka e Shqipërisë raportoi se, totali i tepricës së raportuar të huasë rezulton në rritje krahasuar me vrojtimin e kaluar dhe me një vit më parë.
Rreth 73% e kësaj teprice është siguruar nga burime formale (68% nga bankat dhe 5% nga institucione financiare jobanka) dhe rreth 27% nga burime joformale (si ‘persona fizikë’, ‘hua në formë malli’ etj.).
Kjo strukturë është zhvendosur me 3 pp në favor të huamarrjes formale në terma gjashtëmujorë dhe vjetorë. Në përbërjen sipas monedhës, rezulton se 71% e tepricës është në lekë dhe 14% në valutë (kryesisht euro)
Familjet shqiptare rritën tendencën për kursime në gjashtëmujorin e dytë, teksa Banka e Shqipërisë në një anketë të posaçme gjeti se, të ardhurat kishin pësuar rritje, ndërsa shpenzimet ishin ulur në krahasim me gjashtëmujorin e parë. Po vrojtimi zbuloi gjithashtu se të ardhurat e siguruara në vitin 2009 ishin më të ulta se mesatarja e dy viteve të kaluara 2017 dhe 2018.
Vrojtimi mbi gjendjen financiare të familjeve gjeti se, ngarkesa me borxh e fe tyre ishte në nivele relativisht të përshtatshme dhe shfaq prirje rënëse në gjashtëmujorin e dytë të vitit.
Kërkesa për huamarrje e familjeve ka dhënë sinjale rigjallërimi. Rreth 40% e të përgjigjurve deklarojnë se e konsiderojnë mundësinë për të marrë/rimarrë një hua të re në gjashtëmujorin e ardhshëm dhe kjo peshë është rritur krahasuar me dy vrojtimet e kaluara.