Kryeministri Edi Rama konfirmoi se do të jetë ai vetë në postin e ministrit të Jashtëm, deri atëherë kur Ditmir Bushati të zëvendësohet zyrtarisht me një emër të ri.
Ja çfarë shkruan Edi Rama pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së. ”Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues.Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë që vjen shumë shpejt, do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”.