Përmes këtij Akti Normativ u alokuan fondet e nevojshme buxhetore për përballimin të situatës emergjente të krijuar nga pandemia COVID-19, përmes financimit të sektorit të shëndetësisë për pajisje, medikamente, materiale mjekësore dhe shërbimet e tjera të nevojshme, si dhe financimin e paketave sociale, në kuadër të saj.
Në bazë të këtij Akti, deficiti buxhetor shkon në nivelin 68.7 miliardë lekë, ose 3.9% e PBB-së, nga përkatësisht 39.7 miliardë lekë ose 2.2% e PBB-së që ishin sipas buxhetit fillestar.
Për rrjedhojë, borxhi publik total llogaritet të shkojë në nivelin prej rreth 68.8% e PBB-së, nga 65.4% të PBB-së që pritej sipas buxhetit fillestar.
Për shkak të impaktit negativ në aktivitetet ekonomike që lidhen me sektorët e turizmit, të transportit, të tregtisë dhe po ashtu industrisë përpunuese, industrisë nxjerrëse, e shërbimeve të tjera nga COVID-19, rritja ekonomike parashikohet rreth 2% për vitin 2020, nga përkatësisht 4.1% parashikuar në buxhetin fillestar.