Deri para pak javësh Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte në një përplasje të madhe me mazhorancën.
Kjo e fundit kishte nisur procedurat parlamentare për ta shkarkuar, ndërsa kreu i Shtetit ishte hapur kundër shumicës.
Ai kishte premtuar se do të niste “Pranverën Kuqezi” për të rrëzuar Ramën duke nënkuptuar se do të shpërndante edhe Parlamentin.
Mirëpo, nga ajo që është parë ditët e fundit, retorika politike është zbutur ndjeshëm, si në deklaratat e shkruara edhe në qëndrimet publike të Presidentit dhe vetë Kryeministrit, aq sa pas Këshillit të Sigurisë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara tha se i kishte lënë mbresë lidershipi i treguar.
Kryeministri më shumë se një herë, ka thënë se bashkëpunimi me Presidentin është në lartësinë e duhur duke e vlerësuar atë si një drejtues të përgjegjshëm shteti.
Nga ana e tij Presidenti jo më larg se dy ditë në parë në një intervistë në TCH tha se “Qeveria është duke e menaxhuar mirë situatën e CoVid-19”.
Dyshimet që mediat dhe analistët kanë lidhen me faktin nëse kemi një stinë të re bashkëpunimi mes tyre, apo thjesht i ka bashkuar fatkeqësia e pandemisë së CoVid-19.
Duhet pritur të kalojë gjendja e jashtëzakonshme për të parë nëse do të rikthehet “Pranvera Kuqezi” e Presidentit dhe nisma për shkarkimin e Metës, apo një ‘histori e re dashurie’ do të lindë në këtë pranverë pandemie./h.e