Në portalin qeveritar e-albania, krahas listës së bizneseve që do të hapin aktivitetin e tyre nga dita e hënë, është publikuar edhe udhëzuesi mbi rekomandimet dhe kushtet që duhet të lejon zhvillimin e aktivitetit të tyre, në kushtet e lehtësimit të masave të marra për kufizimin e përhapjes së COVID-19.
Qëllimi i këtij udhëzuesi është të orientojë dhe t’u rekomandojë punëdhënësve praktikat e duhura të kufizimit të përhapjes së COVID-19 duke sjellë zvogëlimin e transmetimit të infeksionit midis punonjësve për të ruajtur vijimësinë e biznesit dhe krijimin e një ambienti pune të shëndetshëm.
Sipas këtij udhëzimi, çdo subjekt duhet të respektojë masat e rekomanduara nga ISHP nëpërmjet një plani individual veprimi duke respektuar çdo element për kufizimin e transmetimit të COVID-19 tek punonjësit brenda ambienteve të biznesit.
Zbatimi i këtij udhëzimi siguron: Reduktimin e transmetimit të infeksionit midis punonjësve; Sigurimin e një ambienti të shëndetshëm në punë; Vijimësinë normale të aktivitetit të biznesit; Punëdhënësi është përgjegjës për sigurimin e vazhdueshëm
të elementeve të higjienës ku përfshihen: sapun i duarve, dezinfektantët me bazë alkooli që kanë të paktën 60% alkool, letër të pastrimit të duarve ose peshqir me një përdorim, letra dhe dezinfektantë për pastrimin e sipërfaqeve dhe sigurimi i koshave të mbyllur për eliminimin e mbetjeve.
Udhëzimi citon se: Punëdhënësi është përgjegjës për sigurimin e vazhdueshëm të mjeteve të mbrojtjes personale si maska dhe doreza (maskat mund të jenë dhe prej cope dhe të ndërrohen çdo ditë.) Punëdhënësit duhet të sigurojnë përdorimin e maskave dhe dorezave si barrierë fizike për minimizimin e transmetimit të infeksionit COVID-19.
Punëdhënësi duhet të vendosë postera që inkurajojnë higjienën e duarve për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes në hyrje të vendit të punës dhe në zona të tjera të vendit të punës ku janë të dukshme, të rekomandojë që të mos përdoret shtrëngimi i duarve dhe përqafimet midis punonjësve, të hartojnë politika të brendshme të subjektit siç janë mundësim të punës nga shtëpia ose orë fleksible të cilat lejojnë të rritet distanca fizike nga një punonjës në tjetrin ose/ dhe krijojnë mundësinë e këtyre punonjësve të jenë në distancë 2 metra nga njëri-tjetri.
Gjithashtu punonjësve t’u kërkohet të aplikojnë larjen e duarve ose përdorimin e dezinfektantëve kur ato janë të ndotura ose pas heqjes së maskës dhe dorezave. (Mbështetur në Udhëzuesin e MSHMS mbi hapat dhe mënyrën e larjes së duarve).
Punëdhënësit nuk duhet të lejojnë punonjësit e tyre të përdorin mjetet e njëri-tjetrit, të nxisin punonjësit e tyre për respektimin e praktikave të etikës respiratore, kollitjes e teshtitjes duke përdorur vënien e gropëzës së bërrylit përpara gojës dhe hundës, të respektojnë masat e distancimit social të cilat do të kryhen sipas një plani të vetë bizneseve dhe të theksohet nëse kapaciteti i punëtorëve kalon për sipërfaqe në m2, duke
respektuar distancën 2 m, bizneset të punojnë në dy turne sipas orarit të lejuar.
Udhëzimi citon se, bizneset duhet të praktikojnë pastrimin e vazhdueshëm të sipërfaqeve dhe elementëve të tjerë të vendit të punës, nëse sipërfaqet janë të ndotura, ato duhet të pastrohen duke përdorur një pastrues ose sapun dhe ujë para dezinfektimit.
Punëdhënësit duhet të këshillojnë punëtorët që të mos përdorin telefonat, tavolinat, zyrat ose mjetet dhe pajisjet e punëtorëve të tjerë, kur është e mundur. Nëse është e nevojshme, të pastrohen dhe dezinfektohen ato para dhe pas përdorimit.
Gjithashtu duhet të sigurohen pastruesit e mundshëm në mënyrë që sipërfaqet e
përdorura zakonisht (për shembull telekomandat, tastierat, mjetet dhe pajisjet e tjera të punës etj.)
Nëse në një subjekt, një nga punonjësit është apo ka pasur kontakt të ngushtë me një person pozitiv me Covid-19 duhet të qëndrojë në vetëkarantinim dhe të njoftojë menjëherë mjekun. Punonjësit që kanë shenja klinike të qëndrojnë në shtëpi, të vetizolohen dhe të monitorojnë shenjat klinike dhe për çdo shqetësim të njoftojnë 127 dhe mjekun e familjes si dhe të njoftojnë mjekun e biznesit dhe administratorin. Administratori i subjektit duhet të largojë punonjësin nga puna për të qëndruar në shtëpi nëse ai shfaq shenja klinike dhe duhet të njoftojë menjëherë brenda 24 orëve NJVKSH-në dhe ISHP-në. Nëse ka një rast të dyshuar me Covid-19 nga mjeku i biznesit apo ndërmarrjes duhet të njoftohet menjëherë NJVKSH dhe ISHP.
“Çdo biznes duhet të ketë një mjedis të caktuar të izoluar për një punonjës, i cili mund të shfaqë shenja klinike të sëmundjes dhe më pas lajmërohet 127-ta dhe NJVKSH-ja përkatëse. Çdo biznes që ka më shumë se 5 persona rekomandohet të vendosë kamera të survejancës për të vëzhguar nëse masat e përcaktuara të higjienës dhe kujdesit zbatohen me saktësi. Distancimi social do të kryhet sipas një plani të vetë bizneseve për fasoneri, rrobaqepësi, call center etj., dhe nëse kapaciteti i punëtorëve kalon normën e lejuar për sipërfaqe në m2 duke respektuar distancën 2 m, bizneset të punojnë në dy turne sipas orarit të lejuar, duke patur të gjitha kushtet për të kryer dezinfektimin dhe duke përdorur maskat dhe dorezat në mënyrë të detyrueshme.
Të konsiderohet përmirësimi i kontrolleve inxhinierike duke përdorur sistemin e ventilimit të ndërtesave. Në nivelin portokalli dhe të kuq do të kërkohet frekuencë e shtuar e ajrimit, dezinfektim me spray në hyrje dhe në dalje të biznesit për të gjithë punonjësit.
ISHSH duhet të kryejë inspektimin sistematik për vlerësimin e zbatimit të masave përkundrejt penaliteteve në fuqi. Bizneset duhet të jenë të përgatitura që vlerësimi në mënyrë sistematike i situatës epidemiologjike (rritje e rasteve pozitive, shtim
i rasteve të hospitalizuara etj.) do të sjellë për pasojë rishtrëngim të masave të lejuara”, thuhet në udhëzim.