Ish-zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka bërë thirrje që të fillojë lehtësimi i masave shtrënguese nga Qeveria shkaku i pandemisë, për bizneset dhe njerëzit, pasi sipas tij, një gjë e tillë do të parandalonte largimin e shumë biznesve nga tregu.
Hoti, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se lehtësimi i masave duhet të bëhet, por gjithmonë duke respektuar udhëzimet shëndetësore për parandalimin e përhapjes së pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.