Përmes një postimi në Facebook, kreu i PD-së, Lulzim Basha bëri sërish thirrje për rritjen e testimeve.
Ai shkruan se vetëm përmes testimit mund të identifikohen të prekurit dhe të frenohet përhapja e virusit.
Basha: Vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit. Izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton qindra herë më shumë se rritja e numrit të testimeve.
https://www.facebook.com/watch/?v=2636345986475860