I premtuam para disa kohësh se do t’i vinim në dispozicion portin e Shëngjinit. Por mesa duket kjo nuk ndodhi, e prandaj pala shqiptare i ka hapur një rrugë të re “detare” Kosovës: Atë të portit të Durrësit.
Siç bëhet me dije, një ceremoni e posaçme do të mundësojë sot fillimin e punës së Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit.
Në këtë ceremoni bëhet me dije se marrin pjesë Fatmir Limaj zëvendës-kryeministër i Kosovës, njëherësh koordinator kombëtar i dy qeverive; Bedri Hamza, ministër i Financave të Kosovës, por edhe Bahri Berisha, drejtor i Doganës së Kosovës.
Sipas të dyja palëve, hapja e kësaj zyre në Durrës do të lehtësojë tregtimin, lëvizjen e mallrave dhe udhëtarëve. Kjo njëherësh pritet të reduktojë koston e bizneseve, si dhe të ndihmojë në rritjen e ekonomive të dy vendeve përmes thellimit të bashkëpunimit