Situata e naftës amerikane po bëhet pothuajse paradoksale, në dramaticitetin e saj, në një ditë që nuk do të harrohet në ekonominë e vendit dhe gjithë botës.
Pas një ulje me 95% të vlerës së fuçisë sipas indikatorit Wti gjatë gjithë ditës, minutat e fundit vlera e naftës ka rënë me 305%, dhe si rezultat për herë të parë vlera e naftës amerikane është negative, me kontrata që i referohen muajit maj të negociuara me “vlerën” -37 dollarë.
Kjo do të thotë që distributorët praktikisht do të paguajnë klientët e tyre për të marrë naftë, nga momenti që ka sasi të mëdha që për shkak të karantinës globale nuk po përdoren, dhe kanë vështirësi të mbahen stok.
Diçka që do të ketë pasoja të rënda edhe tek vendet e tjera prodhuese, nga momenti që nafta e treguesit ndërkombëtar BRENT është ende në kuota relativisht të larta, 26.23 dollarë fuçia./h.e
Argumentum