Britania e Madhe tërhiqet nga vendimi i saj i famshëm Brexit?! Të paktën këtë e ka lënë të kuptohet kryeministrja britanike, Theresa May, sipas së cilës ka më shumë gjasa ka që procesi i shkëputjes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian të bllokohet, sesa ky vend të dalë pa marrëveshje nga prej tij.
“Siç kemi parë gjatë këtyre javëve, në Vestminster ka disa njerëz që duan ta shtyjnë ose ta ndalojnë Brexit-in, të cilët do të përdorin çdo mjet të mundshëm për ta arritur këtë. Prandaj besoj se ka më shumë mundësi që deputetët ta bllokojnë Brexitin, sesa të dalim pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian”, tha ajo.
May paralajmëron gjithashtu se Britania rrezikohet nga katastrofa, nëse nga Bashkimi Evropian do të dilet pa marrëveshje. Ajo u bëri gjithashtu thirrje 100 deputetëve rebelë brenda konservatorëve, por edhe të partive të tjera ta mbështesin këtë marrëveshje. Ndërsa kreu i laburistëve në opozitë, Jeremy Corbin kërcënoi me mocion mosbesimi qeverinë, nëse nuk miratohet marrëveshja.
“Ne do të parashtrojmë një mocion mos besimi ndaj qeverisë. Po e diskutojmë se kur, por mos u shqetësoni do të ndodhë shumë shpejt”, tha ai.
Ndërkaq, kryeministrja britanike do t’u drejtojë deputetëve përmes një fjalimi në parlament thirrjen e fundit për të mbështetur marrëveshjen mes Londrës dhe Brukselit, përpara votimit të së martës në dhomën e ulët.