Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një konferencë të lajmëruar për mediat më herët mesditën e sotme, bëri me dije se kishte dekretuar ndryshimet në kodin penal të propozuara nga qeveria dhe të miratuara nga Kuvendi.
Kreu i shtetit tha se i ishte përgjigjur kërkesës së qeverisë për bashkëpunim dhe konsensus për ndryshimet në kodin penal, pasi i kishte cilësuar si të nevojshme këto ndryshime në kushtet ku kodi aktual ka boshllëqe të theksuara në këtë pikë.
“Diskutimi i gjerë ka çuar në përmirësime thelbësore të produktit final që është votuar në Kuvend. Nisur nga gjendja dhe boshllëku që ka kodi ynë për përhapjen me dashje të sëmundjeve infektive, presidenti vlerëson që iniciativa e qeverisë që shëndeti i njerëzve të garantohet edhe penalisht, duhet mbështetur”, tha kreu i shtetit.
“Diskutimi i gjerë ka çuar në përmirësime thelbësore të produktit final që është votuar në Kuvend. Nisur nga gjendja dhe boshllëku që ka kodi ynë për përhapjen me dashje të sëmundjeve infektive, presidenti vlerëson që iniciativa e qeverisë që shëndeti i njerëzve të garantohet edhe penalisht, duhet mbështetur. Mes draftit të propozuar fillimisht dhe atij të miratuar ka përmirësime pas marrjes në konsideratë të sugjerimeve të Avokati të Popullit dhe Presidentit të Republikës që lidheshin me llojin e dënimit, qartësinë e veprimeve dhe mosveprimeve, aplikimi i sanksionit penal pasi të jetë aplikuar sanksioni administrativ ”, tha kreu i shtetit.