Investimet kineze në Shqipëri kanë arritur mbi 800 milionë dollarë dhe Kina është bërë një nga vendet kryesore investuese në Shqipëri. Ku një grup projektesh madhore, si aeroporti ndërkombëtar i Tiranës, kompania e naftës “Bankers Petroleum” etj, luajnë rol të rëndësishëm për nxitjen e punësimit, rritjen e të ardhurave nga taksat, krijimin e mirëqenies për banorët etj. Pa harruar që vitin e kaluar, 17 mijë turistë kinezë e vizituan Shqipërinë, me një rritje vjetore 60%, duke treguar potenciale të mëdha biznesi.
Të tillë tregues u pohuan gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Tiranë rreth nismës “Një brez, një rrugë”, e cila është një masë e shënuar e Kinës për zgjerimin e hapjes në epokën e re dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar. Ku gjatë pesë vjetëve, mbi bazën e parimit “Diskutim, ndërtim dhe ndarje e përbashkët e përfitimeve”, ajo ka nënshkruar dokumente bashkëpunimi me mbi 150 vende e organizata ndërkombëtare dhe një grup projektesh të mëdha janë duke u zbatuar.
Vëllimi i tregtisë së mallrave midis Kinës dhe vendeve përkatëse të nismës “Një brez, një rrugë” i ka kaluar 5 trilionë dollarët amerikanë dhe investimet e drejtpërdrejta kineze në këto vende kanë arritur mbi 60 miliardë dollarë dhe Shqipëria është një vend përgjatë “Një brez, një rrugë”…
Kina dhe Shqipëria nënshkruan në vitin 2017 dokumentin e bashkëpunimit për ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë” dhe kanë zgjeruar bashkëpunimin në fushat ekonomiko-tregtare, kulturore, arsimore, shëndetësore, të instituteve të studimit të politikave, të bashkëpunimit ndërmjet pushteteve vendore, të burimeve njerëzore etj.