Përmes një videomesazhi Kryeministri Edi Rama uroi të gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të Ramazanit.
“Feja e sheh agjërimin dhe si frenim të gjuhës dhe korrigjim të veprimi. Në këtë kohë të vështirë kur ekonomia jonë kombëtare e familjare po goditet agjërimi sado i vogël do të lehtësonte dhe gjuhëçartjen e atyre që ankohen e ankohen se po vdesin për bukë, apo më keq akoma se populli po vdes për bukë në facebook, sepse do radhonte helmet në trup, lehtësonte mendimet e frenonte gjuhën nga këto shprehje pa kuptim dhe as mbështetje në realitetin historik të shqiptarit në shekuj jo më sot.
Shqiptari nuk ka vdekur dhe nuk vdes kurrë për bukë për 1 mijë e një arsye, por arsyeja pse e solla bukën në fund të fjalës lidhet me mirësinë shpirtërore e trupore që sjell agjërimi që nisin besimtarët myslimanë.”