Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për Syri TV, ka komentuar kritikat që i bëhen nga dy kampet politike për qëndrimet e tij. Presidenti Meta u shpreh se është betuar për të mbrojtur Kushtetutën dhe kjo është misioni dhe detyra e tij.
Presidenti ka sqaruar sot për publikun arsyet se përse dekretoi ndryshimet në Kodin Penal për dënimet ndaj atyre që përhapin qëllimisht sëmundjen.
Kreu i shtetit deklaroi se vendi është në një emergjencë kombëtare dhe çdo vendim i institucioneve duhet marrë mbi një bazë ligjore. Ai u shpreh se thirrja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishte pikërisht për të vendosur bashkëpunimin për ndryshimet në Kodin Penal.
“Jemi në emergjencë, në krizë ku gjërat bëheshin edhe pa një bazë ligjore. Një nga arsyet pse e thirra KSK për herë të dytë ishte edhe ndryshimet e Kodit Penal. I ftuar ka qenë edhe kreu i opozitës, zoti Basha. Para konferencës e kam thirrur zotin Basha. Kam lexuar mendimet e Avokatit të Popullit, të KSHH-së. Ka qenë e vështirë për të bërë konsultime si në kohë normale. Opozita do e kishte të vështirë të thotë që këto formulime nuk qëndrojnë. Ata do ngrenë problemin e procedurës. Kështu që jemi në një situatë ku i gjithë bashkëpunim u bë për interesin publik”,- deklaroi Presidenti Ilir Meta.