Disa vende, jo vetëm Kina, kanë ambicie të mëdha ekonomike në Ballkan, por ky rajon është shumë afër Austrise.
Ky qëndrim shprehet nga Dhoma Ekonomike Austriake, e cila planifikon rritjen e bashkëpunimit tashmë të fortë me vendet e Ballkanit, konkretisht me dhomat ekonomike të gjashtë vendeve të këtij gadishulli.
Pikat kryesore të bashkëpunimit do të jenë, sipas saj, dixhitalizimi i bizneseve të vogla dhe zgjerimi i arsimit në rajon.
Sipas presidentit të WKOe-së, Harald Mahrer, do të ketë një “samit të biznesit të BE-së në Europën Juglindore”, përpara zgjedhjeve europiane në fund të majit.