Nëse reformat në tatime e taksa do të kishin mundësuar grumbullimin e të ardhurave në nivele rajonale, nëse shpenzimet publike nuk do të shfrenoheshin në koncesione dhe tenderë me kosto të pajustifikuara, qeveria e Shqipërisë do të ishte më e përgatitur sot për të ofruar një paketë ndihme dinjitoze për bizneset dhe qytetarët e saj, për të shmangur sadopak katastrofën që rrezikon të rikthejë varfërinë ekstreme
Me nivelin e borxhit nga më të lartët në rajon (65,8% e PBB-së) me taksat më të larta gjithashtu, e goditur rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, qeveria jonë ka pak mjete në dispozicion për të përballuar krizën që ka krijuar pandemia COVID-19.
Në Aktin e Parë Normativ të Buxhetit, deficiti u zgjerua në 3.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e fundit, parashikon një deficit më të zgjeruar prej 5.4% dhe ne nuk e përjashtojmë mundësinë për këtë skenar, tha Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj,