Të dhënat e statistikave të transporti nga INSTAT tregojnë për një rënie të ndjeshmë të aktivitetit të transporti rrugor, detar ajror dhe hekurudhor, të ndikuara nga kufizimi I aktiviteteve me qëllim frenimin e përhapjes së infeksionit të Covid-19, që nisi rreth datës 10 mars.
Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Mars 2020 është 254 mijë ton duke u ulur 41,2 %, krahasuar me Mars 2019.
Në tremujorin e parë të 2020, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 1,0 milionë ton, duke u ulur me 9,8 %, krahasuar me tremujorin e parë të 2019.
Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë në muajin Mars 2020 është 2,6 milionë ton-kilometër, duke u ulur me 13,8 %, krahasuar me Mars 2019.
Në tremujorin e parë të 2020, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 8,6 milionë tonkilometër, duke u rritur me 5,6 %, krahasuar me tremujorin e parë të 2019.
Në muajin Mars 2020, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 155,6 ton mallra, duke u ulur me 22,3 %, në krahasim me Mars 2019.
Në tremujorin e parë të 2020, me ajër janë transportuar 511,5 ton mallra duke u ulur 9,5 %, krahasuar me tremujorin e parë të 2019.
Numri i fluturimeve të kryera, në Mars 2020 është 922 duke shënuar një rënie me 50,3 %, ndaj Mars 2019.
Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në Mars 2020 është 16.206 pasagjerë. Krahasuar me Mars 2019, ky tregues është ulur 67,4 %. Në tremujorin e parë të 2020, kanë udhëtuar me linjë detare 125.810 pasagjerë, duke u ulur me 17,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Në muajin Mars 2020, transporti ajror i pasagjerëve zë 82,4 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në tremujorin e parë të 2020 është 515.506 pasagjerë duke u ulur me 15,5 %, krahasuar me tremujorin e parë të 2019.
Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit
Në Mars 2020, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 59,5 mld lekë dhe 48,7 % e tyre u transportua me det.
Në tremujorin e parë të vitit 2020, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 201,2 mld lekë dhe 53,3 % e tyre u transportua me det.
Importet e mallrave
Në Mars 2020, mallrat e importuara me det zënë 44,6 %, me rrugë 47,4 % dhe me ajër 3,4 %.
Mallrat e importuara me rrugë në Mars 2020 janë ulur me 18,5 %, krahasuar me Mars 2019.
Në tremujorin e parë të 2020, mallrat e importuara me det zënë 49,0 %, me rrugë 44,0 % dhe me ajër 3,1 %.
Në tremujorin e parë të 2020, mallrat e importuara me rrugë janë ulur me 3,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.