Më 1 maj, miliona punëtorë në botë, zakonisht marrin pjesë në marshime dhe protesta për të shënuar, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, por këtë vit shënimet e kësaj ditë nuk do ta kenë ndikimin e tyre, për shkak të kufizimeve të vendosura për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit.
1 maji, dita e punëtorëve. Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.
Dita e Punëtorëve është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha. Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte ne orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois (SHBA).
Të shtatët që u dënuan me vdekje.I teti që nuk është shfaqur u dënua me 15 vjet burgim.
Ndërkohë, kongresi i Internacionales së parë kërkoi që ligje të ngjashme të miratohen dhe në Evropë. Origjina e kësaj feste daton nga manifestimi i organizuar në Shtetet e Bashkuara nga Kalorësit e Punës (Knights of Labor), një shoqatë e themeluar në 1869) në Nju Jork, 5 shtator 1882.
Dy vjet më vonë, më 1884, një manifestim i ngjashëm i Kavalierëve të Punës miratoi një rezolutë që ngjarja të kishte bazë vjetore. Gjithashtu organizatorët sindikalistë, afër lëvizjeve socialiste dhe anarkiste, sugjeruan si datë feste: 1 majin. Ndërkohë, incidente të rënda ndodhën në ditët e para të majit 1886 në Çikago (SHBA) dhe që njihet si kryengritja e Haymarket. Këto ngjarje arritën kulmin e tyre më 4 maj, kur policia qëlloi mbi demonstruesit duke shkaktuar shumë viktima. Data e 1 maj është miratuar në Kanada në 1894 edhe pse koncepti i festës së punëtorëve i referohej këtu Marshimeve të mëparshme të punëtorëve të mbajtur në Toronto dhe Otava në 1872.
Në Evropë 1 maji festa e punëtorëve është bërë zyrtare nga ana e delegatëve socialistë të kongresit të Internacionales së dytë në Paris në vitin 1889 dhe ratifikuar në Itali dy vjet më vonë.
Festa e Puntorëve po shënohet në një kohë kur Pandemia COVID-19 ka prekur mbi 180 vende në botë,na gjen me qindra e mijëra punëtor ëte izoluar dhe biznese të mbyllura duke shkaktuar kështu një krizë të madhe ekonomike.
Sipas INSTAT, që kur fillloi kriza e Covid-19 janë larguar 61 mijë persona, duke bërë që numri I të punësuarve zyrtarisht të bjerë me 12%.
Ata që kanë dalë nga skema e sigurimeve i janë shtuar numrit të të papunëve në vend. Sipas të dhënave të INSTAT, që i referohen Anketës së Forcave të Punës, në fund të vitit 2019 në vend kishte rreth 160 mijë të papunë. Duke i shtuar dhe 61 mijë personat që kanë dalë nga skema, numri i të papunëve deri në 20 prill ka arritur 221 mijë, me një rritje prej 37%, në krahasim me fundin e 2019-s.