Ambasada Ruse në Tiranë, me rastin e 75 vjetorit e Fitores ndaj Nazizmit ka hapur nismen online “Regjiment i pavdekshëm në Shqipëri”, ku fton të gjithë të afërmit e atyre që kanë marrë pjesë në Luftën e Dytë Botërore të dërgojnë foto me histori rreth tyre.
Ambasada Ruse vlerson në mënyre të veçantë Shqipërinë duke theksuar se ishte i vetmi vend në Evropë që u çlirua me forcat e veta, duke pësuar humbje të rënda të jetëve njerëzore.
Postimi i plotë i Ambasadës së Fedaratës Ruse në Tiranë,
Të dashur ndjekës!
🗓 Në datën 9 maj në Rusi do të festohet 75-vjetori i Fitores ndaj Nazizmit. Në Rusi Dita e Fitores është një datë shumë e veçantë, një rast për të kujtuar ushtarët e luftës dhe momentet më të vështira të historisë kombëtare.
🔸Siç dihet, Lufta e Dytë Botërore ishte lufta më e përgjakshme në historinë botërore. Vendet tona iu bashkuan forcave antihitleriane dhe antifashiste dhe mundën armikun e përbashkët. Ne e vlerësojmë shumë faktin se Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë që u çlirua me forcat e veta, duke pësuar humbje të rënda të jetëve njerëzore.
🔸 Ju ftojmë të merrni pjesë në nismën “Regjiment i pavdekshëm në Shqipëri” në regjimin online! Ju mund të postoni në faqen Tuaj foto me histori, informacione për të afërmit Tuaj, të cilët kanë marrë pjesë në Luftën e Dytë Botërore, duke i shoqëruar postimet me hashtag: #victory75
❗️Postimi Juaj në Facebook dhe Instagram do të transmetohet automatikisht në saitin moypolk.ru (#Бессмертныйполкдома). Në qoftë se do të dergoni lunkun e postimit në faqen tonë, ne do ta ndajmë informacionin ketu me ndjekës.
Kjo është historia jonë, është Fitorja jonë e Madhe!
/argumentum.al/
© Argumentum