Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, Dollari amerikan ka ndjekur një linjë zbritëse përgjatë tërë javës teksa ka humbur gati 1 pikë që nga fillimi i saj duke e mbyllur atë në nivelin e 113.55 lekë.
Paundi britanik gjithashtu ka regjistruar vlera negative përgjatë tërë periudhës së 27-30 prillit duke u kuotuar në fund të javës me 141.91 lekë ndërsa e ka nisur këtë javë në vlerën e 142.08 lekë.
Franga zvicerane ka shënuar lëvizje të herëpashershme çdo ditë të kësaj jave duke u këmbyer ditën e enjte me 116.95 lekë teksa ka humbur mbi 0.5 pikë që nga dita e hënë.