Në pranverë, kufiri Shqipëri-Kosovë, do të jetë si ai Francë-Gjermani?! Kështu thotë të paktën kryeministri shqiptar.
Teksa ka inauguruar hapjen e zyrës doganore të Kosovës në portin e Durrësit, ai ka pohuar se mes Shqipërisë e Kosovës do të ketë një kufi totalisht fluid, njësoj si kufiri mes Francës e Gjermanisë.
Madje shtoi se këtë sistem Shqipëria është e interesuar ta vendosë edhe me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
“Kujt do na thotë se integrimi kufitar me modelin Shengen është një shprehi e Shqipërisë së Madhe do i përsërisim që Shqipëria e Madhe është sajesë e kundështarëve dhe armiqve të Shqiptarëve në histori. Nuk ka Shqipëri të madhe ka një komb shqiptar që ka të gjithë të drejtën e vet ta shohë të ardhmen si pjesë e të njëjtit sistemi organizimi e bashkëjetesë. Nëse duan ta vazhdojnë këtë diskutimin ne jemi gati. Është jonë është publike dhe nuk është ëndërr e fshehtë dhe ne i besojmë shumë të vërtetës që një ëndërrë që një popull e sheh me sy hapur herët e vonë e realizon, por jo tek kjo. Kjo është thjesht e drejta jonë për të pasur një kufi fluid për të mos u strapacuar nëpër kontrolle dhe radhë absurde dhe të pakuptueshme”, deklaroi ai.