Dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA dhe anëtar kryesor i grupit punues të presidentit amerikan Donald Trump për virusin koronar, tha se nuk kishte asnjë bazë shkencore për teorinë se ai u krijua në një laborator kinez ose “shpëtoi” nga laboratori pasi ishte marrë nga kafshë të egra.
Sipas tij, nëse shikohet evolucioni i virusit në lakuriqë dhe çfarë po ndodh tani, provat shkencore tregojnë qartë se nuk bëhet fjalë për manipulime artificiale apo të qëllimshme.
Fauci shton se gjithçka rreth evolucionit gradual me kalimin e kohës absolutisht tregon që virusi evoluoi në natyrë dhe më pas kaloi nga një specie në tjetrën, raporton Guardian.
Bazuar në provat shkencore, Fauci nuk mbështet një teori alternative – që dikush gjeti një virus koronar në kafshë të egra, e solli në laborator dhe më pas virusi shpëtoi aksidentalisht, raporton National Geographic.
Teoria se virusi doli nga një laborator në Wuhan, u ngrit të dielën si nga Trump ashtu edhe nga sekretari i shtetit Mike Pompeo.
Fauci është bashkuar me Organizatën Botërore të Shëndetit dhe burimet e inteligjencës, duke hedhur poshtë pretendimet e bëra nga Trump dhe Pompeo./h.e