Spanja vendos veton e saj kundër pjesmarrjes së Kosovës në këtë samit të pazakontë pasi realizohet në mënyre virtuale pavarësisht rendësisë që ka për shkak të pandemisë COVID-19.
I pazakontë edhe për faktin se për herë të parë do të kemi një samit pa identitet. Asnjëri nga pjesëmarrësit nuk do të lejohet të prezantohet me shenjat dalluese të shteteve të tyre përkatëse. Pa flamuj e simbole, ndërsa pas emrit dhe mbiemrit të folësve nuk do të përmendet as shteti të cilin e përfaqësojnë.
…
Samiti i Zagrebit, takimi joformal mes liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, do të duhej të ishte tubimi më i madh politik ndonjëherë i organizuar në Kroaci, por për shkak të koronavirusit do të zhvillohet në formën e videokonferencës.
Samiti nis sot në orën 17:30, ndërsa në deklaratën, e cila është përgatitur për këtë samit, nuk flitet për temën e zgjerimit, por i jepet theks perspektivës evropiane, bashkëpunimit dhe solidaritetit në luftën kundër koronavirusit.
Ndërkaq shkaku i Kosovës dhe pjesëmarrjes së Spanjës në këtë samit asnjëri nga pjesëmarrësit nuk do të lejohet të prezantohet me shenjat dalluese të shteteve të tyre përkatëse.
“Për shkak të Spanjës, shteti më i madh nga pesë anëtarët e BE-së që nuk e njohin Kosovën, edhe pse Kosova merr pjesë në këtë format të samitit, është vendosur që prapa presidentëve dhe kryeministrave që flasin të paraqitet një prapavijë e krijuar në mënyrë digjitale, rrjedhimisht pa flamuj e simbole, ndërsa pos emrit dhe mbiemrit të folësve nuk do të përmendet as shteti të cilin e përfaqësojnë”, raporton mediumi kroat “Vecernji List”.
Sipas këtij mediumi, secili nga 33 pjesëmarrësit e samitit do të ketë nga 3 minuta kohë për fjalim.
m.d/argumentum.al
© Argumentum