Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton se Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë, ka komunikur se ka nisur aplikimi i një takse të re rrugore(toll), që nga data 1 mars 2020, për mjetet që qarkullojnë në seksionet rrugore të territorit bullgar
Kjo taksë aplikohet për mjetet rrugore, të cilat kanë një peshë teknike maksimale të lejuar më të madhe se 3.5 ton dhe do të llogaritet bazuar në distancën e rrugës së përshkruar.
Në aspektin ekonomik, dinamika e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve ka ardhur në rritje në vitet e fundit. Eksportet për vitet e fundit shënuan vlerën mbi 20 milionë euro. Nga ana tjetër, struktura e shkëmbimeve është gjithashtu e favorshme dhe në përputhje me trendin e zhvillimit të industrive të reja në të dy vendet. Një peshë të rëndësishme në eksportet e mallrave zënë produktet e manifakturës ndërsa në anën e importit, zë importi i makinerive dhe pajisjeve dhe “produkte kimike e plastike”.
Sot në Shqipëri numërohen rreth 65 subjekte bullgare dhe me kapital të përbashkët, të përqendruara më së shumti në tregtinë me shumicë dhe pakicë të produkteve industriale, mineraleve apo energjisë elektrike. Sigurisht që ky volum është shumë i vogël krahasuar me potencialin që paraqesin vendet, ndaj shihet me optimizem zhvillimi i shkëmbimeve mes të dy vendeve.
Stoku i investimeve direkte bullgare në Shqipëri është mbi 13 milionë euro