Nga Entela Resuli
Xhoi Çela prej dy vitesh ndodhet në Moskë ku është duke ndjekur masterin, për Kritikë Letrare.
Në vitin e parë iu desh që t’i përkushtohej gjuhës ruse, ndërsa në të dytin, masterit. Në Tiranë ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë për Gjuhë dhe Letërsi.
Pandemia e ka mbyllur edhe atë në dhomë prej gjashtë javësh.
Rusia tashmë është një ndër vendet me të prekura në botë përsa i përket numri të të infektuarve me koronavuris.
Me një pamje prej studenteje që na kishte munguar prej vitesh në Tiranë, e kam fjalën në fizikë, ku Xhoi duket fiks si ato ruset që letërsia ia ka rrëmbyer zemrën, dhe jo qerpikët fals, bisedojmë me të për situatën në vendin ku po kalon këto ditë në izolim.
Çela na tregon se këto nuk janë ditë të zakonshme për Moskën.
Ajo na fletë gjithashtu edhe për mësimdhënien në Universitetin ku ajo po studion dhe dallimet e mëdha që me Shqipërinë.
“Unё si studente nё Tiranё kam harxhuar para pёr tё blerё librat e pedagogëve apo libra qё na kёrkoheshin pёr tw lexuar, pёr tё mos folur pёr bibliotekёn e varfёr e tё mjeruar, ndёrkohё kёtu gjej gjithçka nё bibliotekёn e shkollёs, i gjej nё internet apo pёr tё mos folur pёr çmimet e librave qё janё tmerrёsisht tё ulet krahasur me Shqipёrinё“- shprehet ndër të tjera Xhoi në këtë bisedë në Dita.
Më poshtë një bisedë me studentet e Kritikës Letrare nga Moska.
-Xhoi, faleminderit për këtë bisedë. Si fillim na trego diçka për veten, për çfarë ke studiuar në Tiranë dhe prej sa kohësh je në Moskë?
Arsimimi im i lartё nisi nё Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë tё Tiranës. Isha njё student qё e dija se po fusja kёmbёt nё njё degё , e cila do mё falte njё profesion pёr tё ardhmen, por dhe do tё pёrmbushte pasionin tim pёr librat. Pas mbarimit tё tre viteve nё atё fakultet u zhvendosa nё Rusi. Vitin e parё mu deshё tё mbaroja mёsimin e gjuhёs ruse e mё pas tё vazhdoja pёr master.
-Pse zgjodhe këtë degë për të studiuar dhe pse Rusinë për të kryer masterin?
E vetmja gjё qё mё bёri tё zgjedh letёrsinё ishte talenti dhe leximi i tepёrt. Frika qёndronte se sa do tё ishin mundёsitё mё pas pёr ta vёnё nё jetё kёtё talent. Sapo viti i parё shkoi e mё tej dy tё tjerёt kuptova se kisha bёrё zgjedhjen e duhur. Pse Rusia? Fare e thjeshtё. Kush nuk do tё donte tё studionte nё vendin e kolosёve tё letёrsisё. Mё tёrhoqi gjithashtu fakti se jetesa nё Rusi nuk ishte dhe aq e shtrenjtё krahasuar me vendet e Europёs, kёshtu qё pas fitim tё njё burse paketova valixhet dhe u nisa.
-Si je ndjerë në Moskë?
Pёr mua ishte hera e parё qё unё lija shtёpinё. Qёndroja pёrballё njё lirie qё aq sa mё falte kёnaqёsi aq edhe mё falte frikё. Jeta nё konvikt gjithashtu ishte njё pёrvojё e re dhe tё them tё drejtёn e pёrballova me sukses. Ajo cc’ka mё bёri pёrshtypje ishin njerёzit. Rusёt i njihja pёr njerёz tё ftohtё dhe indiferentё, por mё dolёn krejt ndryshe. Mё kanё ndihmuar dhe mё janё gjendur pranё sa herё mё ёshtё dashur ndihma e tyre.
-Prej më shumë se një muaji edhe Rusia është pushtuar nga Koronavirusi, na trego pak më tepër si është situata aty?
Rusia po kalon ditёt e saja mё tё vёshtira dhe ndihet njё lloj stepje nga tё gjithё. Tё izoluar nё shtёpitё tona kush do ta donte ta shihte Moskёn e zhurmshme nё kёtё gjendje. Qytetarёt tashmё kanё durimin mё tё fortin pёr t’i bёrё ballё kёsaj situate nё dukje pa njё fund.
-Në fillim duket sikur u pa njëlloj rezistence nga ana e Rusisë përsa i përket masave por tani shifrat e të infektuarve janë vërtet të larta, çfarë nuk funksionoi?
Kur virusi u ndje nё vendet e tjera tё Botёs, Rusia mori masa tё menjёherёshme. Mbylli kufijtё me Kinёn dhe tё gjithё studentёt qё vinin nga ai vend mbaheshin nё karantinё. Kjo solli rezultat dhe bёri qё tё kishim pak tё prekur, por e keqja erdhi nga Europa. Me futjen e virusit tinёz situata u pёrkeqёsua.
-Prej sa kohësh je në karantinë dhe si po e përjetojnë njerëzit aty këtë situatë?
U bёnё gati gjashtё javё qё unё qёndroj nё karantinё. Te qytetarёt u pa ndёrgjegjёsim i menjёhershёm. U reduktuan daljet e shpeshta e nё rrugё shiheshin vecc njerёz tek-tuk tek shkonin pёr tё blerё ushqime. E vetmja gjё qё flitet ёshtё karantina e mesa duket ka njё lloj frike e kujdesi tё tepruar qё ky virus mos tё pёrhapet keqazi.
-Cilat janë masat që janë marr. A ka patur mbyllje të bizneseve, transportit…çfarë gjënë hapur këto ditë në Moskë?
Qё prej datёs 13 prill u kёrkua qё ccdo lёvizje tё kryhej me njё leje pёrkatёse. Do tё pёrfitonin leje ata tё cilit i duhej tё shkonin nё punё. Njё leje tё dytё e marrin qyetatrёt qё pёrmbushin nevojat vetjake, si lёvizja nё farmaci apo blerja e ushqimeve. Pёrsa i pёrketё transportit publik nuk ёshtё pezulluar. Metrotё dhe autobuzёt punojnё si rregullisht. Tё vetmet dyqane qё gjenё hapur kёto ditё janё ato tё produkteve ushqimore dhe farmacitё. Tё gjithё tё tjerёt janё tё mbyllur, por ofrojnё shёrbimin taksi.
-Kur mendohet të ndodh hapja në Rusi apo është ende herët?
Shumё shpejt pritet presidenti Putin tё flas pёr situatёn, se çfarë do tё ndodhi pas 11 Majit. Me njё shifёr tё tillё ёshtё e vёshtirё tё mendohet se gjёrat do tё hapen, tё paktёn jo pёr muajin Maj.
-Ti jeton në konvikt, a ka patur të infektuar mes studentëve?
Nё disa konvikte ka patur tё infektuar. Sapo janё zbuluar janё bёrё teste pёr tё gjithё koviktin. Tё infektuarit janё larguar nga konviktet duke i çuar nё njё konvikt enkas pёr kёta tё prekur. Bёhen teste tё vazhdueshme pёr tё parё situatёn.
-A ke frikë nga kjo situatë?
Nё kёtё situatё nuk ka vend pёr frikё. Kujdesi duhet mbi tё gjitha dhe vendosmёria pёr tё qёndruar brenda.
-Ke dëgjuar për shqiptar të infektuar, si është gjendja e tyre?
Me njё bisedё qё kam bёrё disa ditё mё parё mё kanё thёnё se ka diku tek njё ose dy tё infektuar, por qё kanё simptoma tё lehta.
-Xhoi edhe ju e keni zhvilluar mësimin online këto kohë, si ka qenë kjo eksperience?
Mёsimi onlinё ka qёnё mjaftё mirё. Orёt zhvillohen sipas njё orari mёsimor. Pedagogёt janё gjithmonё me energji pёr tё shpjeguar e pёr tё bashkёbiseduar me ne. Ajo ç’ka mё ka pёlqyer ёshtё se studentёt nuk i kanё bёrё bishtё mёsimit. Pjesёmarrja nё mёsim ka qёnё maksimale. Duhet thёnё se probleme me internetin nuk ka patur asnjёherё. Nё kampusin tonё ka internet falas tё vazhdueshёm dhe kjo nuk ka sjellё asnjё problem.
-Krahasuar me Shqipërinë si është mësimdhënia aty?
Pёr fat tё keq Shqipёria ka shumё mangёsi krahasuar me Rusinё. Duke filluar qё nga kushtet e mjedisit universitar, mungesa e theksuar e librave mёsimor e duke vazhduar me pёrparёsitё qё mund tё ketё njё student. Unё si studente nё Tiranё kam harxhuar para pёr tё blerё librat e pedagogёve apo libra qё na kёrkoheshin pёr te lexuar, pёr tё mos folur pёr bibliotekёn e varfёr e tё mjeruar, ndёrkohё kёtu gjej gjithcka nё bibliotekёn e shkollёs, i gjej nё internet apo pёr tё mos folur pёr çmimet e librave qё janё tmerrёsisht tё ulet krahasur me Shqipёrinё. Pedagogёt janё tё mirёkuptueshёm, na ndihmojnё. Nuk do tё guxonin tё na detyronin tё blinim librat e tyre apo tё merrnim mundimin tё shkruanim leksionet pёr faj se nuk mund tё gjendet libri i lёndёs
-Çfarë ke mësuar nga Rusia?
Nga Rusia mёsova se rusёt janё njerёz tё dashur dhe ndihmues. Arsimit i ёshtё dhёnё shumё vёmendje dhe studenti ka lehtёsira kudo. Njoha kartёn e studentit e mrekullitё qё mund tё bёsh me tё. Durimi nё Rusi ka peshё e nuk thotё kot shprehja “i duruari i fituari”, me durim nё Rusi tё gjitha zgjidhen. Rusia ёshtё njё Botё e madhe ku mund tё gjesh gjithcka, madje dhe Shqipёrinё.
-Do kthehesh apo do qëndrosh për të punuar dhe jetuar në Moskë?
Qёndrimi im varet nga mundёsitё qё mund tё mё jepen. Kjo i duhet lёnё kohёs.
****
Botuar në DITA dhe Argumentum.al. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa citimin korrekt dhe të dukshëm të burimit