Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e fundit ka vendosur Miratimin e shtypjes së kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor, me prerje 500 lekë dhe 2000 lekë.
Si emetuesja e vetme e monedhës kombëtare, Banka e Shqipërisë kujdeset vazhdimisht që struktura dhe cilësia e parasë në qarkullim të plotësojë në mënyrë dinamike nevojat e tregut, duke u përshtatur me evoluimin e fuqisë blerëse dhe teknologjisë së qarkullimit. Në këtë kuadër, shtypja e këtyre kartëmonedhave vjen si rezultat i plotësimit të kërkesave të ekonomisë për para në vlerë dhe strukturë si dhe të sigurimit të një furnizimi të rregullt me këto kartëmonedha për një periudhë disa vjeçare, tha banka.