Mijëra protestues u mblodhën të dielën në Sheshin Sintagma të Athinës për të demonstruar kundër marrëveshjes për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në Maqedonia e Veriut. Disa protestues upërleshën me policinë deri në shkallët e ndërtesës së parlamentit.
Përleshjet midis protestuesve dhe policisë u shkallëzuan të dielën në një tubim kundër marrëveshjes së emrit të Maqedonisë së Veriut.
Ndryshimi i emrit është rezultat i mosmarrëveshjeve mes Maqedonisë dhe Greqisë mbi historinë dhe identitetin kombëtar që zgjati 27 vjet.Protesta po organizohet jashtë Parlamentit të Greqisë, i cili pritet të fillojë një debat për ratifikimin e marrëveshjes të hënën dhe të votojë mbi të deri të premten.
Protestuesja Natasha Afanasiadou thotë se nuk shihte “asnjë mënyrë” që të mos
shkonte në demonstratë:“Nuk është e drejtë të rrija në shtëpi kur ndodhin gjëra të tilla. Kam një fëmijëdhe nuk dua të shikoj prapa dhe të mendoj se nuk kam protestuar për këtë çështje”.
“Referendumi do të ishte zgjidhja më e mirë. Le të vendosin njerëzit. Kjo marrëveshje u miratua pa i kërkuar mendimin njerëzve dhe pa informuar parlamentin. Kryeministri dhe ministri i Jashtëm vepruan vetë pa pyetur popullin grek”, thotë protestuesi Dimitrious Oppas.
Greqia dhe Maqedonia ranë dakord qershorin e kaluar për një marrëveshje që do të ndryshonte emrin e fqinjit verior të Greqisë në Maqedonia e Veriut. Në këmbim, Greqia do të heqë dorë nga kundërshtimet e saj ndaj vendit që të bashkohet me aleancën e NATO-s.