Liderët e partive politike në takimin e sotëm tek presidenti Stevo Pendarovski nuk arritën konsensus për të caktuar datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.
Kryetari i mazhorancës qeveritare, Zoran Zaev pas takimit me liderët dhe presidentin Pendarovski në vilën Vodno, tha se zgjedhjet duhet të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.
“Sot u bë e qartë se mbetet vetëm shpallja e zgjedhjeve 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Nëse shpallem 30 dite të tjera të jashtëzakonshme, zgjedhjet do të ishin në 7 korrik. Nëse zgjedhjet mbahen me 14 qershor, 30 dite mbeten qe OSBE ODHIR t’i dërgohet ftese për monitorim, për KSHZ-ne janë te mjaftueshme për te mbyllur procesin e mbetur te organizimit te tyre. U pajtuam se duhet te jetojmë me virusin korona sepse askush nuk mund te thotë se kur do te përfundoje kriza dhe se ne te ardhmen s’do te ketë te infektuar. Momenti i pare me i mundshëm duhet te pranohet dhe te shkohet ne zgjedhje. Kërkuam që te vendoset te paktën një date potenciale për zgjedhje sepse duhet te shohim KSHZ-ja a do te jete e gatshme dhe OSBE ODIHR të verifikojë a mund të vije. Kryeministri sot do te kërkojë përgjigje zyrtare nga ODIHR dhe do te siguroje përgjigje te tjera për mënyrën e realizimit te fushatës kurse Presidenti do te kontaktoje KSHZ-në për te marrë vlerësim konsensual nga anëtaret për zgjedhjet- tha Zaevi.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti pas përfundimit të takimit me liderët në vilën Vodno, tha se nuk kanë marrë një vendim për datën e zgjedhjeve pasi presin një pasqyrë të detajuar të situatës me ekspertët e shëndetësisë, dhe se javën tjetër kanë përsëri takim me Presidentin dhe ndoshta do të merret edhe një vendim për datën eventuale të zgjedhjeve.
Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristjan Mickoski tha se para se te vendosim për datën e zgjedhjeve duhet të kalojmë disa hapa. Ato janë: vlerësimi i Komisionit të Sëmundjeve ngjitëse; KSHZ-ja; OSBE/ODIHR; dhe pastaj të arrijmë në një konsensus.
“Nëse nisemi nga ajo që shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm duhet ta dëgjojmë Komisionin për Sëmundje Infektive dhe askush të mos e kontestojë rekomandimin e tyre. E dyta, të dëgjojmë mendimin e KSHZ-së. E treta, të ftojmë OSBE/ODIHR-në për vëzhgim. E katërta, të arrijmë konsensus. Nga fillimi i javës së ardhshme do ti kemi përgjigjet e këtyre parametrave dhe do të mund të sjellim një vendim për një proces fer dhe demorkatik. Në rend dite kam kërkuar te shtohet edhe çështja e kontestit me fqinjin lindor që mohon identitetin tonë. Kjo nuk u pranua”, theksoi Mickoski.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela theksoi ndër të tjera se javën tjetër do të ketë një takim tjetër mes liderëve në Vilën Vodno dhe do të vendoset edhe për datën e zgjedhjeve.
Diskutuam gjerë e gjate për situatën dhe u morëm vesh që datën e zgjedhjeve ta caktojmë me konsensus. Ishte e nevojshme që sot të kemi informacione paraprake nga institucionet kredibile që janë kompetente për situatën rreth virusit. Maqedonia nuk mund ti lejojë vetes që të mbajë zgjedhje pa prezencën e OSBE-ODIHR dhe duhet ti drejtohet këtij misioni me ftesën. Nga ana tjetër duhen edhe konsulta me KSHZ-në për afate dhe javën tjetër do të kemi perseri takim te presidenti- tha Sela.
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se në këtë takim nuk u mor vendimi për ndonjë datë eventuale të zgjedhjeve, por vetëm u diskutua mundësia se si mund të organizohen këto zgjedhje në këto kushte që ndodhet vendi për shkak të pandemisë.
“U bisedua që të shohim mundësi se si zgjedhjet mund të organizohen në kushtet në të cilat gjendet shteti. Dominoi kryesisht çështja se si mund të përgatitemi që këto zgjedhje të organizohen, të kemi institucione kredibile dhe të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve. Periudha që kaloi ishte e vështirë dhe ajo që vjen është delikate. U bëjmë apel institucioneve t’i lehtësojnë masat sa i takon lëvizjes së qytetarëve që qytetarët të përgatiten në aspektin psikologjik oër një gjendje më normale. Ftoj dhe qytetarët që të bëjnë kujdes sepse rreziku akoma ska kaluar. Rregullativa e zgjedhjeve është për kushte normale. Ne kërkuam që të diskutohet edhe për rregulla dhe kushte të jashtëzakonshme në të cilat do të zbatohen këto zgjedhje dhe kërkuam nga partitë të jenë të gatshme që ti pranojnë rezultatet e këtyre zgjedhjeve nën këto kushte”, theksoi Kasami pas takimit të liderëve që u mbajt në pjesën e jashtme të vilës Vodno të presidentit Stevo Pendarovski. (INA)