Depratamenti i Poltikës Monetare në Bankën e Shqipërisë ka analizuar se pandemia do të ndikojë në përkeqësimin e mëtejshëm të bilanceve të sektorit real, do të rrisë rrezikun e kredisë dhe mund të çojë në uljen e oreksit për kredidhënie nga sektori bankar.
Po kështu, pasojat e forta që pandemia Covid-19 ka dhënë në ekonomitë dhe në tregjet ndërkombëtare, mund të çojnë edhe në shtrëngim të politikave të kreditimit të diktuara nga bankat mëma për një pjesë të bankave me kapital të huaj në Shqipëri.
Rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues kanë dhënë sinjalet e para se shtimi i pasigurisë ka ndikuar si në rënien e fortë të kërkesës për kredi, ashtu edhe në shtrëngimin e standardeve.
Masat e deritanishme të marra nga qeveria për ofrimin e një garancie shtetërore dhe norma interesi preferenciale për kreditimin e bizneseve, janë instrumente të nevojshme për të zbutur rrezikun e krijuar dhe për të nxitur gatishmërinë e bankave në kreditim. Përshkallëzimi në kahun negativ i situatës mund të kërkojë zgjerimin e mëtejshëm të tyre.
Aktiviteti kreditues ka shfaqur ngadalësim të ritmeve të rritjes në tremujorin e parë të vitit, duke shënuar një rritje mesatare prej 7%, kundrejt normës 7.8% të shënuar një tremujor më parë.
Në linjë me ecurinë e aktivitetit ekonomik, ky ngadalësim pasqyroi tkurrjen e kreditimit në muajin mars, çka e zbriti normën vjetore të rritjes së kredisë në nivelin 6.4%. Në fund të tremujorit të parë 2020, raporti i kredisë për sektorin privat ndaj PBB-së shënoi rritje në 38.1%, rreth 1.4 pikë përqindje më i lartë se niveli i fundvitit 2019.
Ngadalësimi i kredisë në muajin mars u vërejt në të gjitha kategoritë, por ai ishte më i dukshëm në portofolin e kredisë në valutë dhe në kredinë për individë.
Ngadalësimi i ritmeve të rritjes ka reflektuar më së shumti një rënie të fortë të kërkesës, veçanërisht në segmentin e individëve.
Po në këtë vrojtim, bankat shprehen se kanë shtrënguar standardet, gjë e cila pritet të jetë më evidente në tremujorin e dytë të vitit. Megjithatë, në një këndvështrim më afatgjatë, vihet re se normat e ulëta të interesit dhe kushtet e favorshme financiare kanë mbështetur në mënyrë të vazhdueshme kreditimin në lekë, duke ndikuar në një strukturë më të balancuar valutore të portofolit të kredisë.
Kreditimi i ekonomisë është një funksion kyç i bankave, si dhe kanali kryesor me të cilin ato ndikojnë aktivitetin e ekonomisë. Ndalimi i menjëhershëm i aktivitetit ekonomik ka shkaktuar probleme likuiditeti tek disa prej bizneseve dhe është shoqëruar me rritje të papunësisë; për pasojë, ai ka ndikuar në aftësinë e klientëve të bankave për të shlyer kreditë. Për të adresuar këtë vështirësi, që në fillim të pandemisë, Banka e Shqipërisë mori vendimin për shtyrjen e pagesës së kësteve të kredive të bizneseve dhe individëve në vështirësi për shkak të situatës së krijuar për të paktën një periudhë tremujore.
Fiskalizimi, fillojnë aplikimet online për çertifikimin e Prodhuesve apo mirëmbajtësve të zgjidhjes software
Procesi i fiskalizimit, që do të detyrojë bizneset mbi 8 milionë lekë që nga shtatori i këtij viti dhe të tjerë tjerët nga 1 janari, që të raportojnë shitjet ditore sipas një teknologjie të re, po avancon.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon tatimpaguesit që operojnë në fushën e Teknologjisë së Informacionit, se në kuadër të procesit të Fiskalizimit, mund të aplikojnë për t’u çertifikuar si një prodhues/mirëmbajtës i zgjidhjeve software-ike, bazuar dhe në zbatim të kërkesave të VKM nr. 239, datë 20.03.2020 “Për kërkesat teknike dhe funskionale të zgjidhjes software-ike për procedurën e faturimit dhe të fiskalizimit si dhe procedurën e kriteret për regjistrimin e prodhuesve e të mirëmbajtësve të zgjidhjeve software-ike”
Regjistrimi i prodhuesve dhe mirëmbajtësve të zgjidhjeve software-ike, është mundësuar nëpërmjet aplikimit online në platformën e-albania.
Pasi subjektet e klasifisikuara si pjesë e regjistrit të prodhuesve apo mirëmbajtësve software-ikë do të marrin Certifikatën elektronike, e cila do të përmbajë kodin e prodhuesit/mirëmbajtësit software-ik si dhe kodin e zgjidhjes software-ike të regjistruar, ata do të regjistrohen në regjistrin publik të prodhuesve apo mirëmbajtësve software-ikë dhe do të mund të ofrojnë produktet/shërbimet e tyre në tregun e Republikës së Shqipërisë.
Kriteret, hapat e procedurës së aplikimit si dhe dokumentacionin e nevojshëm, ju mund t’i gjeni në https://e-albania.al/eAlbaniaServices/ServiceList.aspxwservice_filter=INS&institution_id=111&institution_name=Ministria%20e%20Financave%20dhe%20Ekonomis%c3%ab&service_type=Y
Administrata Tatimore fton të gjithë subjektet që operojnë në këtë fushë dhe plotësojnë kriteret sipas VKM nr.239 datë 20.03.2020, të aplikojnë sa më parë për t’u certifikuar dhe për t’u bërë pjesë e procesit të Fiskalizimit.
Kur filllon zbatimi
Konkretisht ligji për fiskalizimin parashikon që për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatim fitimit me të ardhura vjetore mbi 8 milionë lekë, të shtrijë efektet fillojnë më 1 shtator 2020.
Për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatim të thjeshtuar mbi fitimin me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 janar 2021.
Për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin me të ardhura vjetore deri në 2 milionë lekë, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 janar 2021 kurse Për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 janar 2021.
Në fund për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 korrik 2021.