Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike prezantoi pas takimit me aleatët veprimet që opozita e bashkuar jashtëparlamentare do të ndërmarrë pas shembjes së Teatrit Kombëtar.
Kryedemokrati njoftoi se opozita do të nisë nga sot përgatitjen e protestave dhe do të mbështesë çdo protestë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
“Si sot 3 vjet më parë, unë u ula me këtë njeri me shpresën dhe besimin se forcat politike mund të arrinin një marrëveshje në të mirë të unitetit të vendit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira, koha tregoi shumë shpejt se u gabova. Ky gabim nuk do të përsëritet më kurrë se opozita është e vendosur që të ndërmarrë hapa demokratikë, por të vendosur për largimin të së keqes së shqiptarëve, të së keqes së Shqipërisë të se keqes së fëmijëve tuaj që është Edi Rama. Vendimi ynë i parë është mbështetja për të gjitha protestave e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Shoqërisë Civile, dhe qytetarëve kudo ku ndohen dhe nisja e organizimit nga opozita për nisjen e protestave qytetare dhe mbërpopullore . Duke nisur me efekt të menjëhershëm, sepse aty ku sot u dhuna teatri, u përgatit flijimi i të drejtave themelore të çdo qytetari. Ky është vendimi ynë i parë”, tha Basha.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha lajmëroi se opozita do të kërkojë ndëshkimin e autorëve të veprimeve të shembjes së Teatrit Kombëtar.
“Dita e sotme është një shembull që vendi drejtohet nga një kriminel e hajdut, i cili ka marrë peng shtetin e shqiptarëve, bukën e gojës së shqiptarëve. Ka marrë peng kulturën. Me ndihmë e qytetarëve dhe mediave kemi ekspozuar ditë pas dite shkatërrimin kushtetues. E sotmja, është një tjetër aferë e radhës, por nuk është vetëm kaq, por është guri i rëndesës në shpirtin e shqiptarëve që merakoset për të ardhmen e fëmijëve të vet.Po kështu, dua të ritheksoj angazhimin me shkrim të marrë në emër të opozitës së bashkuar, që nesër në pushtet një qeveri e zgjedhur me votat e shqiptarëve, jo vetëm sipas angazhimit me shkrim që kemi bërë verën e kaluar do të restaurojmë në gjendjen e mëparshme Teatrin Kombëtar, por do të kryejmë ndëshkimin shembullor nga Edi Rama deri tek i keqpërdoruri më i fundit.” shtoi ai.