Pas më shumë se 2 vite rezistence nga aktoret dhe shoqëria civile,Teatri Kombëtar u shemb në orën 04:30 të mëngjesit të sotëm, kur qytetarët ishin ende në gjumë. Aksioni për prishjen e godinës ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa nuk kanë munguar përplasjet mes artistëve, qytetarëve dhe forcave të Policisë. Një akt i pabesë dhe i paprecedent për një vend demokratik dhe që aspiron integrimin në familjen Europiane. Aty ku mosmarrëveshjet zgjidhen nëpërmjet dialogut dhe jo dhunës policore.
Për këte arsye, ky akt e qeverisë ka sjellë reagimin e fortë dhe të ndërkombëtarëve.
Kështu, e para që ka reaguar është Agjencia evropiane për mbrojtjen e trashëgimisë “Europa Nostra” ,duke e cilësuar një ditë të trishtuar jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Evropën.
“Ditë e trishtuar për trashëgiminë kulturore në Shqipëri dhe Evropë. Ditë e trishtuar për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri dhe në Evropë. Herët në mëngjes, autoritetet shqiptare arrestuan aktivistë të shoqërisë civile dhe filluan prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë”, thuhet në reagimin e saj.
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega i bashkohet denimit të dhunës policore sot pas prishjes së godinës së Teatrit në Tiranë.
“Shembje e godinës së Teatrit Kombëtar gjatë natës sot. Unë e dënoj veprimin e autoriteteve dhe dhunën policore sot në Tiranë e i bëj thirrje kryeministrit Rama që të ndalë shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar, të ndalojë dhunën ndaj artistëve e aktivistëve dhe të angazhohet në dialog me të gjithë grupet e interesuara përfshirë Europa Nostra dhe Insitutin e Bankës Evropiane të Investimeve të cilat mbështeten nga Komisioni Evropian dhe janë të gatshme për të ndihmuar. Teatri Kombëtar është renditur si një sit kulturor europian i rrezikuar. I bëj thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë apelin e Komisioneres së Kulturës Gabriel dhe të ndalojë dëmet e pariparueshme. Sjell në vëmendje të Qeverisë shqiptare 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të filluar negociatat. Shteti ligjor është primar”, tha ai.
Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf një deklaratë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar e ka cilësuar të nxitur dhe të pakuptimit.
Shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë, që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar.
Pikërisht në situatën aktuale të jashtëzakonshme dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe sjellja transparente e qeverisë janë veçanërisht të rëndësishme.
Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje.
Ambasadori Soreca: Ne kërkuam dialog, ndjekim me shqetësim të thellë zhvillimet në terren
Delegacioni i BE-së në Tiranë ka reaguar për herë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Ambasadori Luigi Soreca shpreh keqardhjen që sipas tij, institucionet kombëtare dhe vendore nuk e dëgjuan thirrjen për dialog mes palëve përpara se të merrej një vendim i pakthyeshëm, që ishte shembja e godinës.
“Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore.
Që në orët e para të këtij mëngjesi, ne kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet në terren. Ne i bëjmë thirrje palëve të tregojnë kufizim dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës” shkruan Soreca.
Ambasada Britanike: Thellësisht e zhgënjyer që nuk u dialogua
Ambasada Britanike ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar duke vënë theksin te dhuna e ushtruar gjatë mëngjesit të sotëm. Ambasada thotë se është thellësisht e zhgënjyer që nuk u dialogua dhe nuk u gjet një zgjidhje në mënyrë paqësore.
“Thellësisht të shqetësuar nga mundësitë e humbura për dialog mbi ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe episodet e dhunës në Shqipëri. Mbështesim të drejtën demokratike për të protestuar dhe u bëjmë thirrje të gjithë të përfshirëve të garantojnë që të jenë paqësorë. Dhuna cënon parimet themelore të demokracisë,”-shkruan Ambasada Britanike.
Eurodeputeti gjerman: I bëj thirrje Ramës që të dëgjojë
Eurodeputeti gjerman Michael Gahler ka reaguar lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar mëngjesin e sotëm. Përfaqësuesi për çështjet e jashtme e të zgjerimit i grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane në Parlamentin Europian thotë se dënon veprimin e autoriteteve për shembjen e Teatrit si dhe dhunën e ushtruar ndaj artistëve dhe aktivistëve.
“Shembje e godinës së Teatrit Kombëtar gjatë natës sot. Unë e dënoj veprimin e autoriteteve dhe dhunën policore sot në Tiranë e i bëj thirrje kryeministrit Rama që të ndalë shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar, të ndalojë dhunën ndaj artistëve e aktivistëve dhe të angazhohet në dialog me të gjithë grupet e interesuara përfshirë Europa Nostra dhe Insitutin e Bankës Evropiane të Investimeve të cilat mbështeten nga Komisioni Evropian dhe janë të gatshme për të ndihmuar. Teatri Kombëtar është renditur si një sit kulturor europian i rrezikuar.
I bëj thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë apelin e Komisioneres së Kulturës Gabriel dhe të ndalojë dëmet e pariparueshme. Sjell në vëmendje të Qeverisë shqiptare 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të filluar negociatat. Shteti ligjor është primar,”-shkruan në ‘facebbok’ eurodeputeti Gahler
Komiteti Shqiptar i Helsinkit bën thirrje që të shmanget tensionimi i situatës si dhe çdo akt dhune.
“Nuk është në misionin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH) për tu shprehur nëse duhej shembur ose jo Teatri Kombëtar. Organet gjyqësore kompetente do të jenë ato që do të vlerësojnë bazueshmërinë dhe ligjshmërinë e vendimit dhe akteve administrative për shembjen e tij, ndërkohë aspekti i kushtetutshmërisë se legjislacionit lidhur me këtë çështje do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.
KShH respekton legjitimitetin dhe autoritetin e këtyre organeve, edhe pse ato nuk patën mundësi të shpreheshin në kohë, për shkak të ekzekutimit me urgjencë të shembjes së kësaj godine. KShH vlerëson se, nuk ishte momenti i përshtatshëm për ekzekutimin e këtij vendimi, duke marrë parasysh faktin se për shkak pandemisë globale Covid 19, në vendin tonë është vendosur gjendja e fatkeqsisë natyrore.
Kjo gjendje dikton nevojën që autoritetet të përqendrohen në zbatimin e akteve normative dhe parandalimin e virusit Covid 19. Gjithashtu kemi parasysh faktin se kjo gjendje, ka krijuar vështirësi të shumta sociale-ekonomike për biznesin dhe veçanërisht për grupet në nevojë të shoqërisë që përballen me varfërinë dhe papunësinë. KShH bën thirrje që të shmanget tensionimi i situatës si dhe çdo akt dhune.”
Ndërkohë të gjithë presin për një reagim nga ambasada amerikane ,e cila duke se ka zgjuar irritim tek protestuesit për heshtjen e saj, të pakten deri tani.
Analisti Agron Gjekmarkaj ngre një pyetje për ambasadoren Yuri Kim . Një pyetje kam për Yuri Kim: a do të marrë anën e shqiptareve apo te gangsterit që po ju rrëmben çdo gjë?!!” shkruan ai.
m.d/argumentum.al
© Argumentum