Shqipëria numëron 518 bare për çdo 100 mijë banorë, duke kapur rekord jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Ndërsa lë shumë pas vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas Shqipërisë renditet Portugalia, e cila kishte 427 bare për çdo 100 mijë banorë. Në top 5 vendet me numrin më të lartë pas Portugalisë, është Spanja me 392 bare për 100 mijë banorë, Greqia me 343, Kroacia me 240 dhe Italia me 211. Vendet e rajonit kanë shumë më pak bar-kafe sesa ne. Psh, Serbia ka vetëm 9, ndërsa Maqedonia 47 (shih grafikun).e të Insitutit të Statistikave tregojnë se shërbimi ushqimor dhe pije punëson mbi 50 mijë individë nga të cilët 40% janë të vetëpunësuar. Informaliteti në këtë sektor llogaritet i lartë, çka nënkupton se dhe numri i të punësuarve është shumë më i lartë se ai zyrtar.Tendenca nga viti në vit ka qenë ajo e uljes së numrit të ndërmarrjeve të kësaj kateorie ku nga 18, 785 që ishin në vitin
2016 arritën në 17, 507 në vitin
2017.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në vend deri në fund të 2018-s kishte rreth 18 mijë bare e restorante, 82% e të cilave janë bar-kafe, të cilat sot do të mund të rifillojnë aktivitetin pas më shumë se dy muajsh të mbyllura.Shoqata e Bareve, Restoranteve dhe Klubeve, ben te ditur se rregullat strikte për distancimin fizik dhe orari i reduktuar deri në 17:30 për klientët do të falimentojnë biznesin e bareve dhe restoranteve. “Në sektorin tonë, 50 deri në 60% e bareve, restoranteve, klubeve janë të goditura nga kriza, janë në prag të falimentimit. Po flasim për një katastrofë reale financiare dhe sipas parashikimeve me normat e distancimit social dhe lehtësimit të masave, stina e verës do të ikë pa u ndier, po me ardhjen e dimrit, nëse pandemia do të riaktivizohet, rreziku do të jetë shumë i lartë”, shprehet Perfaqesuesit e shoqates.