48 orë pas shembjes së Teatrit Kombëtar vjen dhe reagimi i parë nga Ambasada Amerikane në Tiranë.
Ambasadorja amerikane ,Yuri Kim ka takuar Kreun e qeverisë Edi Rama në Kryeministri. Takim që ka zgjatur 1 orë.
Ambasada amerikane përmes një postimi në facebook shkruan se Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit.
Në takim, Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE.
Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë. Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti” thuhet në njoftimin e ambasadës.
©Argumentum