Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka theksuar se nëse nuk ka marrëveshje mes liderëve të partive politike atëherë pas skadimit të gjendjes së jashtëzakonshme do të fillojnë të rrjedhin afatet për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se ato duhet të mbahen më 21 qershor.
Ai theksoi se Komisioni për sëmundje infective ka dhënë dritë jeshile se pas përfundimit të masave restriktive duhet të zhvillohen zgjedhjet. Zgjedhjet e parakohshme ishin caktuar më 12 prill, por ato u shtyen pasi që vendi u përfshi nga pandemia e koronavirusit dhe u shpallë gjendja e jashtëzakonshme.
Partitë ishin dakorduar që me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme vendi të shkoj në zgjedhje, megjithatë tani ka mosmarrëveshje rreth periudhës së mbajtjes së zgjedhjeve, përcjell INA. LSDM kërkon zgjedhje në fund të qershorit, VMRO-DPMNE nga fundi i gushtit, ndërsa ASH- AAA kërkon zgjedhje nga fillimi i korrikut. BDI nuk ka propozuar ndonjë datë por ka nënvizuar se janë të gatshëm për kompromis. (INA)