Ndërsa numri i viktimave në SHBA nga COVID-19 pritet të shkojë në 100.000, prestigjiozja New York Times numrin e saj të publikimit ditën e djeshme ua kushtin të gjithë atyre që nuk arritën të fitojnë betejën me koronavirusin.
Në faqen e parë të saj, e përditshmja ka publikuar emrat e të gjitha viktimave, moshën dhe pak informacione për jetën e tyre.
“Vdekjet në SHBA shpejt arrijnë shifrën 100.000, një humbje e pallogaritshme”, – është titulli i madh i të përditshmes.
“Një mijë njerëz përfaqësojnë vetëm 1% të numrit të përgjithshëm të vdekjeve, por asnjëri prej tyre nuk ishte thjesht një numër. Ishim ne”, – shpjegon gazeta në një hyrje të shkurtër.
Këtë javë, 11 shtete amerikane kanë raportuar një numër rekord të rasteve të reja me COVID-19, duke përfshirë Alabama, Arkansas, Minesota, Maryland, Nevada, Utah, Virginia dhe Wisconsin. New York është vendi më i prekur nga pandemia ndërsa izolimi sikundër në shumë shtete të botës ka prekur rëndë ekonominë dhe rikthimi në normalitet duket i vështirë.
h.e / Argumentum