Sipas të dhënave të INSTAT, 23,6 për qind e të rriturve mbi 16 vjeç raportuan se nuk kishin akses në shërbimet dentare në vitin 2018. Kjo përqindje ishte më e lartë se në vitin 2017, ishin 21.5% e të rriturve nuk kishin akses në këto shërbime.
Gjithashtu 21.5 për qind e popullsisë mbi 16 vjeç nuk mori shërbime mjekësore në vitin 2018, në raport me 19 për qind që ishte ky tregues në vitin 2017.
Të dhënat u grumbulluan nga INSTAT gjatë anketës se të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës 2017, 2018, në të cilen u filtruan edhe të dhëna mbi treguesit shëndetësor.
Të anketuarit kanë pohuar se, nevojat e paplotësuara për ekzaminim ose trajtim mjekësor ose dentar lidhen me një sërë arsyesh ku mund të përmenden mos përballimi financiar i shërbimit (shumë i shtrenjtë), pritja në listë, mungesa e kohës për shkak të punës, largësia ose mungesa e transportit, në pritje se mos problemi i tyre shëndetësor kalon pa shërbim mjekësor.
Në vitin 2018, 81,8 % e individëve 16 vjeç e lart kanë deklaruar se gjendja e tyre shëndetësore ka qenë shumë mirë ose mirë kundrejt 81,4 % që ishte në vitin 2017.
Ndërkaq, 5,1 % e individëve 16 vjeç e lart, bazuar në vet-perceptimin e tyre, kanë deklaruar se gjendja e tyre shëndetësore ka qenë keq ose shumë keq, duke pësuar rënie me 0,2 pikë përqindje krahasuar me vitin 2017.
Qeveria edhe pse po përdor disa forma investimesh me partneritet publik privat(PPP), por ato nuk po e rrisin aksesin në e popullsisë në shërbime mjekësore, përkundrazi përqindja e personave që nuk marrin shërbime mjekësore po rritet.