Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga anëtari i Këshillit Politik për reformën zgjedhore, Petrit Vasili kanë zhvilluar një takim sot me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Takimi në zyrën e Bashës vjen pasi krye demokrati priti më herët ekspertët e PD-së për reformën zgjedhore.
Mësohet se, Basha dhe Kryemadhi kanë rënë dakord për çështjet që kanë mbetur për të diskutuar mbi reformën zgjedhore dhe ndaj janë shprehur për përmbylljen e saj brenda këtij muaji, siç është edhe afati i përcaktuar./h.e