Pas 4 orë mbledhjeje palët dolën pa dakordesi për ketë çështje ku sipas opozitës, maxhoranca nuk ka vullnetin për te implementuar identifikimin biometrik te zgjedhësve në të gjithë vendin dhe as projektet pilot për votimin dhe numërimin elektronik.
Pikërisht teknologjia është pika ku palët kanë mosdakordësi dhe përfaqësuesi i PD, Oerd Bylybashi, tha se mazhorancës i është lënë afat deri nesër në orën 11 kur do të mblidhet sërish Këshilli Politik për të ofruar gatishmërinë për futjen e identifikimit biometrik në të gjitha qendrat e votimit dhe pilotimin e votimit elektronik.”
“Bëhet fjalë për identifikimin elektronik të zgjedhësve problem është sa mund të zgjidhet. Dëshira jonë është ta shtrijmë sa të mundet por OSBE/ODIHR thotë se shtrirja të jetë në mënyrë graduale. Jemi dakord të përfshihet teknolonigjia, qoftë pjesore qoftë më shumë, por asnjëherë zgjedhjet nuk mund të vihen në dyshim se nuk funksionoi teknologjia. Shpresojmë të mos përdoret si sebet. Garancia e zgjedhjeve nuk mund të varet tek teknologjia” nënvizoi bashkekryetari socialist Damian Gjiknuri per gazetaret pas perfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik.
Tjetër pikë ku palët ndahen është ajo e emërimit të një drejtori policie 100 ditë para zgjedhjeve.
“Jo çdo listë dëshirash mund të kthehet në detyrë për ne” u përgjigj Gjiknuri në prononcimin për median në fund të mbledhjes që zgjati mbi 4 orë.
“Policia e shtetit është organ profesional. Nuk ka model në botë që njihet të vëmë një drejtor policie për zgjedhje. Nuk është detyra jonë të bëjmë ligje për policinë e shtetit.”
Sa i takon ndryshimit të sistemit maxhoranca vijon të jetë e rezervuar për të dhënë opinionin e saj pasi “prekja e Kushtetutës mund të hapë problem të tjera”
Në katër orë diskutime të gjata, opozita politike nuk ka arritur të marrë dakortësinë e madhorancës për të shtrirë teknologjinë në të gjithë vendin.
Përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi, tha se mazhorancës i është lënë afat deri nesër në orën 11 kur do të mblidhet sërish Këshilli Politik për të ofruar gatishmërinë për futjen e identifikimit biometrik në të gjitha qendrat e votimit dhe pilotimin e votimit dhe numërimit elektronik.
Bylykbashi: U hap debat në lidhje me votimin elektronik dhe identifikimin biometrik. Për fat të keq për ne doli qartë qëndrimi i mazhorancës që nuk është e gatshme të ecë në këtë drejtim, të fusë identifikimin biometrik në të gjitha qendrat e votimit për të garantuar që kutitë e votimit nuk mbushen, nuk do që të mos ketë votim në emër të emigrantëve që nuk kanë ardhur kurrë në Shqipëri, të mos ketë votim familjar, që komisionerët të mos mbushin kutitë në mbylljen e procesit të votimit për ata që nuk erdhën të votonin dhe të mos votohet me karta identiteti të falsifikuara. PS e bëri të qartë që nuk ishe e gatshme për këtë. Kjo është një nga temat kryesore të opozitës prej vitesh për garantimin e kutisë, që kur të numërohet të numërohen votat e vërteta të zgjedhësve dhe jo të falsifikuara. Pa arritur kompromis për këtë çështje është e vështirë të arrihet kompromis për çështje të tjera si administrata zgjedhore, administrimi i zgjedhjeve nxjerr rezultatin. Presim që mbledhjen e nesërme në orën 11:00, mazhoranca të vijë me një propozim ku të jetë e qartë: Identifikimi biometrik duhet të jetë në të gjitha qendrat e votimit në zgjedhjet e ardhshme, të ketë një pilot për votimin eleketronik dhe kjo të dalë e qartë jo si opsion i mundshëm për KQZ por një detyrim për të dhe qeverinë. Qeveria të vendosë paratë në mënyrë që shqiptarëve të mos u manipulohen zgjedhjet.
I pyetur se cilat ishin argumentet kundër të PS , ai tha:
Bylykbashi: E vuri në pikëpyetje mundësinë që kjo të realizohej dhe mjaftonte kaq sesi mazhoranca e sheh në të ardhmen, kërkon vetëm dakortësi mbi letër që më pas të mos zbatojë asnjë nga garancitë e premtuara por kjo nuk ka për të kaluar nga opozita. Bëri të qartë dhe qëllimin e saj se synon të marrë kontrollin e komisioneve dhe pse nuk u diskutua gjatë. Ne e bëmë të qartë se identifikimi biometrik është thellësisht i lidhur me çdo marrëveshje në lidhje me profesionalizimin e administratës zgjedhore për të garantuar që zgjedhësi voton, vota e tij numërohet dhe rezultati shpallet pa ndërhyrjen e askujt në proces.
Opozita mbetet e vendosur për të mos vazhduar më tej pa marrë këtë garanci me shkrim.
Bylykbashi: U ra dakord që mazhoranca të vijë me një propozim të shkruar që siguron për këto pika që thamë, identifikim biometrik në çdo qendër votimi, një pilot të votimit dhe numërimit elektronik dhe këto të jenë të shkruara me garanci në kodin zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme dhe më tutje do të vazhdojmë me çështje të tjera që kemi për të diskutuar.
Rudina Hajdari duke folur pas mbledhjes 4 orëshe, tha se kjo çështje do të diskutohet mbledhjen e ditës së nesërme ose të shtunën.
Për Hajdarin, nuk mund të flasim për reformë zgjedhore pa siguruar minimumi hapjen e listave.
Hajdari: Nuk pati diçka konkrete se ngeci te mosdakortësia për të shtrirë në të gjithë vendin identifikimin biometrik. Teknologjia është e rëndësishme dhe ditën e nesërme do të fillojmë prapë te kjo pikë. Bëra një kërkesë ndaj ekspertëve dhe ODIHR që të bëjnë një ekspoze të sistemit danez dhe pati dakortësi për këtë gjë.Jemi të kënaqur që sistemi danez do të trajtohet nesër ose ditën pasuese. Ndryshimi i sistemit apo minimumi hapja e listave duhet të jetë çështja kryesore e reformës sepse përndryshe ne po bëjmë disa arnime të vogla që nuk mund të quhen reformë. Ishte një hap i mirë sa i përket ndryshimit të sistemit dhe trajtimit të atij propozimi që ka bërë Ambasada amerikane për sistemin danez.
Menjëherë pas mbarimit të mbledhjes Këshillit Politik ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim në Twitter. Pavarsisht se nga opozita u deklarua qe nuk pati njue marreveshje dhe kanme dallime te thella per disa pika te kesaj reforme, Ambasadorja Yuri Kim vijon të jetë optimiste për ecurinë e saj.
Ajo shkruan se është mirë të dëgjosh se Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore po arrin më shumë progres.
“Është mirë të dëgjosh se Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore po arrin më shumë progres. Jam takuar me të gjithë anëtarët e tij, Rudina Hajdarin, Damian Gjiknurin, Oerd Bylykbashin, Petrit Vasilin dhe besoj se do të bëjnë zgjidhje të mençura. Faleminderit që po vini në plan të parë të ardhmen e Shqipërisë.”
Good to hear that the Political Council on Electoral Reform is making more progress. I have met all the members – @rudina_hajdari, @DGjiknuri, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili – and I believe they will make wise decisions. Thank you for putting
© Argumentum.