Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë është sjell vendim për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në vend edhe për 14 ditë të tjera. Këtë e bëri publike vetë presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë,raporton INA.
Në seancë, krahas anëtarëve të përhershëm të Këshillit, mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Sot është dita e fundit kur skadon afati i tretë- dyjavor i gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur nga presidenti Stevo Pendarovski.
Presidenti i vendit duke filluar nga 18 marsi deri tani ka sjell tre vendime për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Dy të parat në kohëzgjatje prej nga 30 ditë, ndërsa e fundit prej 14 ditësh.