Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton planin e masave lehtesuese nga 1 Qershori.
Nga nesër, kufizimi i orarit do të hiqet dhe për të gjitha bizneset si dhe do të rihape çerdhet dhe kopshtet. Në masat lehtësuese që nisin nga e hëna janë dhe hapja e kufijve tokësorë pa detyrim vetë karantinimi, përveç rasteve kur vendoset nga autoritetet shëndetësore.
“Hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë por kërkohet vetëndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën, për të zbatuar distancimin social dhe për të ruajtur higjienën vetjake”, shprehet ministrja.
Gjithashtu do të hapet dhe plazhi për hapësirat e hoteleve, ndërsa zonat publike do të jenë të hapura nga 6 qershori.