Ambasadorët e huaj të angazhuar dhe investuar në realizimin e reformës zgjedhore në Shqipëri kanë dalë në kor këtë të hënë, duke i kërkuar palëve në tryezën e Këshillit Politik që të gjejnë një marrëveshje dhe të përmbushin njërin prej kushteve të vendosura për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Ambasada Amerikane në Tiranë njofton se mazhoranca dhe opozita janë shumë pranë gjetjes së një marrëveshjeje për reformën zgjedhore dhe u bën thirrje të dyja palëve që të heqin dorë nga pozicionet e ngurta dhe vendosja e kushteve të reja.
“Të gjitha palët kanë treguar se janë shumë pranë. Vendosët një objektiv, vendosët një afat më 31 maj. Tani është koha që të ndaloni së këmbënguluri në pozicionet e ngurta dhe/ose të vendosni kushte të reja. Mbajeni fjalën para Flamurit të popullit shqiptar”, shkruan në rrjetet sociale, Ambasadorja Yuri Kim.
More progress today, 2-3 issues remain. Parties should work through the weekend to reach agreement by MAY 31, as they promised (must make up for time lost to COVID). No one will get everything they want – definition of negotiaton. You are close – don’t rest, don’t disappoint 🇦🇱! https://t.co/kbUo1a7V66
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 29, 2020
Edhe Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar, por duke i mëshuar më fort gjithëpërfshirës në procesin e hartimit të kësaj reforme. Ambasadori, Duncan Norman kujton se ky ishte misioni i ngritjes së Këshillit Politik.
“Këshilli Politik u krijua për të sjellë në Shqipëri një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse në përputhje me kërkesat e ODIHR-it. Sot është dita për ta vënë popullin e Shqipërisë të parin dhe për të gjetur dakordësinë e nevojshme për të çuar vendin përpara”, shkruan ai në Twitter.
More progress today, 2-3 issues remain. Parties should work through the weekend to reach agreement by MAY 31, as they promised (must make up for time lost to COVID). No one will get everything they want – definition of negotiaton. You are close – don’t rest, don’t disappoint 🇦🇱! https://t.co/kbUo1a7V66
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 29, 2020
Delegacioni i Bashkimit Europian nga ana tjetër ka përforcuar nevojën që reforma t’u përmbahet rekomandimeve të vendosura nga OSBE/ODIHR dhe u rikujtohet palëve se ajo është kusht për hapjen e negociatave.
“Reforma Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR është kusht i domosdoshëm për të përparuar në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin. Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundur dhe duhet të arrihet tani për të nisur negociatat e pranimit në BE sa më shpejt”, thuhet në deklaratën e zyrës së BE-së në Tiranë.
“#ReformaZgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR është kusht i domosdoshëm për të përparuar në integrimin🇪🇺. Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundur & duhet të arrihet tani për të nisur negociatat e pranimit në🇪🇺 sa më shpejt.” https://t.co/QdHXVHfobs
— EU in Albania (@EUinAlbania) June 1, 2020
Vetë Basha mblodhi në mesditë aleatët dhe ekspertët e opozitës për reformën zgjedhore, për t’i paraprirë takimit me ambasadorët.
Reagimi i ndërkombëtarëve mbërrin pas dështimit të mazhorancës dhe opozitës që t’i përmbaheshin zotimit se brenda 31 majit do të gjenin një marrëveshje për reformën zgjedhore. Në orët e vona të së dielës, Ambasada Amerikane u përfshi drejtpërdrejtë në tryezën e Këshillit Politik, pasi shefi i seksionit politiko-ekonomik në këtë ambasadë, Ian Crawford u takua me Oerd Bylykbashin, Damian Gjiknurin dhe Petrit Vasilin për rreth 2 orë e 30 minuta.
Megjithatë, as ky takim nuk prodhoi kompromis. PD-LSI akuzoi PS se kërkon që të ruajë privilegjet, duke mbajtur kontrollin në Komisionin Qendror Zgjedhor, e po ashtu edhe duke kontrolluar Kolegjin Zgjedhor, përmes caktimit të gjyqtarëve që kanë kaluar procesin e vettingut.
Opozita këmbëngul tek identifikimi biometrik në të gjithë vendin, propozim për të cilin socialistët janë shprehur të gatshëm, nëse kjo miratohet edhe nga ekspertët e ODIHR. Nga ana tjetër, socialistët këmbëngulin tek kërkesa për depolitizimin e administratës zgjedhore dhe akuzojnë opozitën se ka dalë me kërkesa të reja, duke iu referuar propozimit që Gjykata Kushtetuese të marrë kompetencat e Kolegjit Zgjedhor.
Në orët në vijim pritet që të ketë një takim tjetër të Këshillit Politik për të gjetur një marrëveshje. Nëse negociatat do të dështojnë, burime nga mazhoranca bëjnë me dije për Argumentum.al se Kuvendi do të miratojë edhe pa dakordësinë e palëve reformën zgjedhore.
Kujtojmë se mazhoranca i ka e vetme votat për reformën, pasi opozita parlamentare është thuajse shtojcë e qeverisë.
h.e/© Argumentum