Ka zgjatur mbi tre orë takimi i ambasadorëve më të rëndësishëm në Tiranë me përfaqësuesit e Këshillit Politik për reformën zgjedhore.
Presioni i selive diplomatike kundrejt forcave politike vijon prej disa ditësh me qëllim arritjen e një produkti konkret në kohe sa më t shpejtë.
Tryeza e kësaj të marte është udhëhequr nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ndërsa të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues nga OSBE, ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe ambasadori britanik.
Tashmë pritet dalja për mediat e ambasadores Yuri Kim për të kuptuar nëse në këtë tryezë që ka zgjatur më shumë se 3 orë, është arritur ndonjë marrëveshje mes palëve për disa pika të nxehta të reformës zgjedhore apo jo.
Pavarësisht gjetjes së gjuhës së përbashkët pak ditë më parë për disa pika të reformës, palët janë ndarë sidomos tek depolitizimi i administratës zgjedhore, numërimi elektronik, identifikimi biometrik i votuesve dhe qeveria kujdestare që kërkon PD.
h.e/Argumentum